Media Galeri

Tavlla ka ekzistuar edhe përpara 4000 viteve

Arkeologët që punojnë në shkretëtirat e Omanit, Gadishulli Arabik, kanë zbuluar një lojë të lashtë të ndërtuar në një tavolinë guri, në një vendbanim të epokës së bronzit, e cila ka gjasa të ketë qenë shumë lojë e përdorur edhe rreth 4000 vite më parë.
Të përfunduara në dhjetor, gërmimet rreth Ayn Bani Sa’dah në Luginën Kumayrah, u drejtuan nga Universiteti i Varshavës dhe Ministria e Trashëgimisë dhe Turizmit të Omanit.
Tabela e lojës, e ngjashme me tavllën moderne, u gjet e varrosur brenda mbetjeve të një dhome dhe përmban të paktën trembëdhjetë katrorë të shënuar.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë