Shendet

Tashmë sëmundjen e Alzhemier mund ta dallojmë nga sytë

Shkencëtarët mendojnë se kapilarët e gjakut në sytë e njerëzve mund të zbulojnë shenja të hershme të sëmundjes se humbjes së kujtesës, Alzhemier. Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit mund të kenë një tjetër shenjë të hershme për të zbuluar këtë sëmundje. Të dhënat treguan se njerëzit që kishin kapilarët e syve shumë të dukshëm, kishin më shumë gjasa për të pasur Alzhemier.
Hulumtimet për sa i përket kësaj ideje janë ende në fazat fillestare, por shkencëtarët thonë se një test i syrit mund të tregojë në të ardhmen se nëse njerëzit janë të rrezikuar nga Alzhemier.

Studimi u krye në universitetin e Northwestern në Çikago dhe rekrutoi 32 pjesëmarrës të cilët u vëzhguan prej 4 javën, duke parë se sa kishin probleme me kujtesën. Pjesëmarrësit kishin të njëjtën moshë dhe gëzonin shëndet të mirë mendor. Ekipi i udhëhequr nga oftamologia Sandra Weintaub, i botoi gjetjet në revistës “PLOS One” dhe brendësia e syrit u pa me anë të një teknologjie të quajtur angiografia OCT që mund të tregojë ndryshimet e kapilarëve të syrit me hollësi. Weintraub tha se retina është një shtrirje e drejtpërdrejtë e trurit dhe ka qeliza neutrale.
Ndërsa një tjetër profesor mjekësie në universitet, Amani Fawzi tha se gjetjet janë diçka e mrekullueshme, pasi në të ardhmen individët që kanë shanse të vuajnë nga Alzhemier, do të trajtohen paraprakisht dhe terapitë do të ndihmojnë në ngadalësimin e progresit të sëmundjes.
“Terapitë për Alzheimer janë më efektive nëse ato fillojnë para se të ketë dëmtim të gjerë të trurit dhe ka filluar rënia e njohjes” shprehet Fawzi.
Alzheimer është forma më e zakonshme e demencias, që prek mijëra njerëz në mbarë botën dhe shkencëtarët ende nuk kanë gjetur një kurë të saktë për këtë sëmundje, edhe pse kanë kryer një sërë studimesh./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë