Treg

Tarifat e Trump trondisin tregjet botërore. Forcohet dollari

Aksionet europiane ranë të hënën, duke iu bashkuar trendit botëror pasi presidenti amerikan miratoi tarifat mbi importet kanadeze, meksikane dhe kineze, duke nxitur kështu një “luftë tregtare”.

Aksionet e STOXX 600 ranë me 1.3%, rënia më e fortë e këtij viti.

Aksionet e S&P 500 dhe Nasdaq, ranë me 1.6%, ndërsa ato të Russell 2000 me 2.23%.

Prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në Europë, SXAP, të cilët janë të cenueshëm ndaj detyrimeve tregtare, u fundosën me më shumë se 3%, ndërsa aksionet e teknologjisë në rajon SX8P, ishin gjithashtu ndër humbësit kryesorë, duke rënë mbi 2%. Monedha euro ra me 0.9%.

Në tre urdhra ekzekutivë, Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa 25% për importet meksikane dhe kanadeze dhe 10% të tjera për mallrat nga Kina, duke filluar nga e marta.

FTSE 100, indeks i Britanisë ra 1.4%, ndërsa paundi ra 0.4% pasi Trump u tha gazetarëve të dielën se ndërsa vendi ishte “jashtë linjës” kur ishte fjala për tregtinë, ai mund të jetë në gjendje të shmangë tarifat.

“Ne do të shohim se si do të funksionojnë gjërat. Mund të ndodhë me ta, por patjetër do të ndodhë me Bashkimin Europian, mund t’ju them këtë,” tha Trump.

Presidenti paralajmëroi se amerikanët mund të ndjejnë “disa dhimbje” pasi tarifat pritet të rrisin çmimet e konsumit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa efekti i luftës tregtare pritet të ndihet shumë përtej Amerikës së Veriut.

Peso meksikan ra me më shumë se 2% për të arritur nivelin më të ulët në gati tre vjet kundrejt dollarit. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum urdhëroi tarifa hakmarrëse, siç bëri Kanadaja, me kryeministrin Justin Trudeau që paralajmëroi amerikanët se tarifat do të kishin pasoja reale për ta.

Lëvizjet kokë më kokë çuan që investitorët të blinin dollarë amerikanë, të shisnin aksione dhe të shqetësoheshin për inflacionin.

Mesatarja e aksionit të Nikkei të Japonisë N225, e mbylli ditën me pothuajse 3% rënie dhe standardi i Australisë AXJO, ra me 1.8%.

Aksionet në Hong Kong, të cilat përfshijnë listat e kompanive kineze, përfunduan të sheshta pas rihapjes nga festat e Vitit të Ri Hënor. Tregjet kontinentale kineze rifillojnë tregtimin të mërkurën.

Bitcoin ra në 91.439.89 dollarë, një nivel i ulët trejavor, ndërsa Etheri, kriptomonedha e dytë më e madhe për nga vlera e tregut, ra 20% gjatë fundjavës dhe të hënën.

Çmimet e naftës u rritën, me çmimin e naftës bruto të Teksasit me 2.62% në 74.42 dollarë për fuçi dhe naftën Brent me 1.7% në 76.94 dollarë për fuçi./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë