Mjedis

Tani mbetjet plastike në det mund të shikohen nga hapësira

Shkencëtarët po punojnë për një teknikë të re, e cila do të gjejë mbeturinat plastike në oqeane, nëpërmjet hapësirës. Është sfiduese për satelitët të gjejnë copëza të vogla të plastikës, por kjo është pjesa ku do të përmirësohen më shumë instruksionet e satelitëve.
Studimet që janë kryer për këtë aspekt nga laboratori detar i Plymyth në Mbretërinë e Bashkuar, kanë qenë shumë inkurajuese.
“Me sy të lirë askush nuk mund t’i dallojë mbetjet plastikë në det, por në po punojmë që të zbulojmë sa më shumë grumbullimet e këtij materiali,” shprehet Lauren Bierman, njëri nga studiuesit.
Shkencëtarët kanë provuar disa teknika të reja në satelitet Sentinel 2, të cilët u vendosën në hapësirë nga Agjencia Europiane e Hapësirës në vitin 2017. Misioni kryesisht do të përqendrohet tek përmirësimi i lentave optike, të cilat do të përqendrohen më shumë tek sipërfaqet detare.
Sipas studiuesve këto rregullime janë të rëndësishme sepse të dhënat kanë treguar se gati tetë milion tonë plastikë del në det çdo vit, duke shkaktuar ndotje edhe në ujërat e ëmbël.
Bierman, shpjegon se kjo punë do të jetë pak e vështirë, pasi satelitët mendohet të kenë një rezolucion tepër të mirë tashmë që mund të ketë imazhe të çdo objekti në tokë, por kjo gjë duhet të ndryshohet duke bërë të mundur që memoriet satelitore të përqendrohen më shumë tek detet dhe oqeanet në bazë të hartës së ndërtuar nga studiuesit.

“Uji i deti i thith dritat e forta infra të kuqe. Bimët dhe çdo gjë tjetër që lundron në dete do të përcaktohen nga drita të kuqe. Sateliti do të jetë i programuar që të tregojë me ngjyrë të kuqe të zbehtë plastikën që lundron në det, ndërsa bimët me ngjyrë të kuqe të fortë, kështu mendohet të funksionojë procesi i përcaktimit të plastikës në det,” shton Bierman.
Studimet fillimisht nisën në ngushticën e Gjeorgjisë një krahinë e Kanadasë dhe në detet e Skocisë lindore, ku shkencëtarët hodhën disa shishe plastike në ujë për të kuptuan nëse do të dalloheshin nga rezolucioni i satelitëve.
Sipas Bierman, kjo taktikë nuk ka nevojë për studime të tjera, por duhen parë rezultatet me përpikëri në mënyrë që në ardhmen kjo metodë të jetë funksionale.
Ai paraqiti kërkimin në Asamblenë e Përgjithshme të Bashkimit Evropian të Gjeoshkencave, duke u shprehur se kjo do të jetë një shpëtim për gjallesat nën ujore.
“Nëse e dini se ku do të jenë balenat, delfinët, apo edhe peshqit, tashmë do të dini edhe zonat që janë të mbingopura me mbetje plastike, në mënyrë që të mbroni sa më shumë jetën nën ujore,” shton Bierman./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë