Platforma e Instagram është përpjekur të gjejë mënyra për të lehtësuar shpërndarjen e postimeve mes miqve.
Aktualisht, po teston një opsion që lejon postimet vetëm me grupin e “Close Friends”.
Kompania ka konfirmuar se testimi po kryhet në disa vende të botës, por nuk ka bërë me dije cilat.
“Ne po testojmë mundësinë që njerëzit në disa vende të përzgjedhura të ndajnë postimet në llogaritë e tyre vetëm me miqtë e afërt. Jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja që komuniteti ynë të shprehë veten dhe të ndërlidhet në Instagram”, tha një zëdhënës i Meta.
Nëse kjo risi do të aplikohet për të gjithë, do të reduktohet numri i llogarive alternative (Finsta) ku përdoruesit ndjekin dhe ndiqen vetëm nga njerëzit e afërt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.