Teknologji dhe Inovacion

Tani administratorët e grupeve në WhatsApp mund të fshijnë mesazhet e anëtarëve

Aplikacioni WhatsApp do të sjellë ndryshime të reja. Një prej tyre është fakti se përdorues të tjerë do të mund të fshijnë mesazhet tuaja.

Është e ngjashme me opsionin 'fshij për të gjithë'.

Opsioni që ju lejon që të fshini mesazhet e dërguara gabimisht të funksionojë normalisht.

Por ndryshimi do të jetë se jo vetëm ju por edhe administratorët në grupet e WhatsApp-it do të mund të fshinë mesazhet tuaja nga bisedat.

Kushdo që administron një grup WhatsApp-i, do të mund të fshijë mesazhet që dërgon çdo anëtar i grupit duke mbajtur shtypur mesazhin dhe kështu fshihet përgjithmonë nga grupi.

Ngelet vetëm njoftimi se mesazhi është fshirë.

Sipas të dhënave për momentin ky opsion është duke u shfaqur vetëm në versionin beta të WhatsApp-it për IOS dhe Android.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë