Mada-9, për të cilën u deshën pesë vjet për t’u ndërtuar dhe fuqizohet nga një motor Toyota Corolla, është makina e parë e krijuar në Afganistan nga Talibanët.
Daily Mail shkruan se prototipi i automjetit raportohet të jetë krijimi i një kompanie të quajtur ENTOP.


Duke publikuar fotografitë e automjetit në mediat sociale, Zabiullah Mujahid, zëdhënësi zyrtar i talibanëve, tha se ndërtimi i saj ishte një nder për të gjithë vendin.
Specifikimet e makinës nuk janë bërë ende publike, por ekipi që qëndron pas makinës tha se duan të tregojnë se vendi mund të njihet për më shumë se luftë.
Mohammad Riza Ahmadi, projektuesi i makinës, tha se ai dëshironte që krijimi i tij të ishte një ambasador për Afganistanin dhe të vizitonte vendin “për të përcjellë vlerën e dijes tek njerëzit”.


“Makina do të fillojë udhëtimin në Afganistan dhe një ditë ndoshta do të bëhet ndërkombëtare”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




