Kosova

Takimi me Escobar, Kurti: T’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë!

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të takimit me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë së enjtes në Prishtinë.

Me anë të një reagimi në “X”, Kurti ka zbardhur diskutimet me Escobar, ku qendër e bisedimeve ka qenë çështja e heqjes së dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë.

Kreu i qeverisë së Kosovës, tregon se ka informuar Escobarin për hapat që ka ndërmarrë Qeveria për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Ndër të tjera, Kurti ka  theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, shkroi Kurti në “X”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë