Shendet

Tajlanda do të miksojë vaksinën kineze Sinovac me AstraZeneca

Tajlanda tha se do të përdorë vaksinën AstraZeneca si dozën e dytë për të gjithë ata që kanë marrë një dozë të parë nga vaksina kineze Sinovac me qëllim rritjen e imunitetit.

Nëse zbatohet, kjo do të ishte përzierja e parë e shpallur publikisht e një vaksine kineze me një vaksinë të prodhuar nga perëndimi.

“Kjo është për të përmirësuar mbrojtjen kundër variantit Delta dhe për të ndërtuar një nivel të lartë të imunitetit kundër sëmundjes,” u tha gazetarëve ministri i shëndetësisë Anutin Charnvirakul.

Reuters raporton se Tajlanda dhe fqinjët si Indonezia kanë raportuar infektime të larta midis stafit mjekësor që janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac.

Njoftimi erdhi një ditë pasi ministria e Shëndetësisë e Tailandës tha se 618 punonjës mjekësorë nga 677,348 personel që morën dy doza të Sinovac u infektuan me Covid nga Prilli deri në Korrik.

Një infermiere ka vdekur dhe një tjetër mjek është në gjendje kritike.

Ndërkohë, 110 milion doza të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac do të vihen në dispozicion përmes programit Covax

Reuters raporton se janë nënshkruar dy marrëveshje paraprake blerjeje me prodhuesit kinezë të ilaçeve Sinopharm dhe Sinovac për të siguruar vaksinat menjëherë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë