Mode

Syze optike dhe vathë, si ti kombinosh në mënyrën e duhur

Nuk është e lehtë, por kosnideroji këto këshilla të profesionistëve të fushës, për të evituar një pamje të rënduar me shumë aksesorë.

 

E kam zbuluar këtë gjë disa vite më parë kur numri i syzeve të mia  optike u rrit, duke më detyruar ti mbaj ato përherë, nga ç’i mbaja më parë vetëm për të lexuar. Gjatë ditës dhe në raste të caktuara mbrëmjeve të veçanta, isha e fiksuar të vendosja syzet me skelet të rëndë Céline, të cilat mendoja se ishin burimi që më bënin të dukesha më e mençur dhe më e zgjuar.

 

Por për momente të caktuara festive, të cilat gjithmonë kanë qenë një mundësi e mirë për mua që të ekspozoj vathët e mi të mëdhenj, syzet paraqisnin një problem. Gjithçka që varet, apo bie në sy, ose edhe që shndrit konkuron me skeletët e mi të trashë, duke e bërë pamjen time tepër të rënduar me aksesorë. Nuk po njihesha më. Arrita të shquaja veten time në pasqyrë me vështirësi.

 

Kur përballesha me zgjedhjet, në përgjithësi i hapja rrugë narcizizmit tim. Mendimet pro: Nuk kam mundësi të lexoj tekstet në ekranin e vogël të celularit tim, kështu që me preferencë praktikoj njohuritë e mira në teknologji. Kundra: Edhe njeriu më i paqtë, pra, burri im, e konsideron të temrrshme pamjen time të rënduar. Pra, si duhet të veprojë një grua me katër sy si unë për të kombinuar syzet me një palë vathë?

 

 “Njerëzit më pyesin gjithë kohën. Ka diçka,” tha Elena Doukas, kreu i design i Linjës së syzeve Garrett Leight në Los Angeles. Znj. Doukas tha se sekreti është ekuilibri, dhe se skeletët e syzeve  duhet të shfaqen pa konkurentë. “E konsideroj si tualetin. Ti thekson një element për ta  evidentuar, buzë të errta ose hijëzon sytë, jo të dyja njëkohësisht.”

 

Me fjalë të tjera, nëse nuk jam duke ecur në pasarelën e Guçit, ku kombinimi  i dukshëm syze optike-vathë shprehin sipas dizainerit të çuditshëm Alessandro Michele, se teprimi është më shumë aestetik e, në raste të tjera, unë ose duhet të zvogëloj skeletin e syzeve të mia ose të qëndroj në lëkurën time.

 

Vërtet? Sa për frymëzim.

 

Elaine Welteroth 

 

Kam parë ikonat që sfidojnë veten përsa i përket stilit: Julia Roberts kombinon gjithnjë syzat e hollë të zeza dhe vathët, madje edhe kur ajo nuk thirret për të lexuar çmime. Oprah, gjithashtu. Elaine Welteroth, ish-redaktore e Teen Vogue, ka qenë e njohur për mbajtjen e syzeve me skelet të hollë metalik duke i kombinuar me një palë vathë po metalikë. Karakteri "Seinfeld" i luajtur nga Julia Louis-Dreyfus, shpesh kombinonte vathët me syze me skelet të hollë metalik për të patur efekt. Edhe pse kam një debolesë për të, pamja e saj prej vitesh “90, sot do të dukej e ekzagjeruar.

 

Ndoshta sekreti për suksesin janë flokët. Si Oprah ashtu edhe Julia Roberts kanë kaçurrela me shumë volum, të cilat krijojnë një sfond për aksesorët, dhe kontribuojnë në një imazh përgjithësisht të zymtë

 

Krijuesja e bizhuterive Sarah Hendler tha se ajo admiron gratë që nuk kanë frikë të "mbajnë" shumë bizhuteri. "Mua më shkon mendja tek Nora Ephron, kur ajo flet për vendosjen e shajeve", tha zonja Hendler, duke iu referuar reflektimeve të autorit mbi qafën e saj të rudhur dhe truket  për fshehjen e saj. "Një palë vathë dhe syze të bukura mund të jenë shumë shpërqëndrues." Që do të thotë: një grup aksesorësh të mëdhenj do tua bëjnë më të vështirë të tjerëve të shohin fytyrën tuaj, për mirë ose për keq.

 

"Pjesa më e rëndësishme e gjetjes së ndonjë stili është duke iu qëndruar besnikë asaj që jeni", tha zonja Rivera. "Nëse ndihesh mirë, ndihu mirë. Nëse nuk je e sigurt, qëndro pastër. Nëse veshja juaj është e rëndë, mos e ngarkoni me syze dhe vath. "Ose, nëse jeni jashtë për darkë, harronjini syzet, porosit çdo gjë që kamerieri këshillon si të veçantë dhe  kënaqu!

 

Këshilla të zgjuara / Kur zgjedh vathët për ti kombinuar me syzet, ki parasysh kompozicionin dhe ekuilibrin.

 

Gucci, Cartier

 

lowercasenyc, trade-mark.

 

warbyparker, jenniferfisherjewelry

 

glasses, sidneygarber

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë