Futboll

Sytë nga Zvicra, hidhet sot shorti i Champions dhe Europa League

Në Nion të Zvcirës këtë të hënë hidhet shorti për fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Me mbylljen e fazës së grupeve, janë mësuar ekipet që do të luajnë në këtë raund të ri që është shumë herë më i fortë, pasi skuadrat do të kenë në dispozicion vetëm dy ndeshje për të avancuar më tej.

Ceremonia e hedhjes së shortit do të fillojë që nga ora 12:00 dhe e gjitha bota e sportit do të ketë mendjen në Nion për të parë se si do të vihen përballë njëra tjetrës ekipet më të mira të botës. Sipas programit në fillim do të jetë radha e shortit të Champions League dhe më pas ajo për Europa League.

Në Champions, skuadrat janë të ndara në dy vazo, ato që e mbyllën grupin në vendin e parë dhe ato që e mbyllën grupin e dytë. Sipas rregullit të UEFA-s në këtë fazë të këtyre dy kompeticioneve ekipet e të njëjtit vend nuk do të përplasen mes tyre, ashtu siç do të shmangen edhe duelet mes skuadrave që kanë qenë në të njëjtin grup. Në Europa League përveç ekipeve që kanë dalë dy të parat, do iu bashkëngjiten edhe 8 ekipet që dolën të tretat në grupet e Champions.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 12 dhe 13 shkurt dhe një javë më vonë më 19 e 20 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të luhen në muajin mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë