Media Galeri

Syri i një pulëbardhe fiton çmimin ndërkombëtar të ekologjisë

Një fotografi nga afër e syrit të një pulëbardhe e bërë në Shetland, Skoci ka fituar konkursin vjetor ndërkombëtar të fotografisë të Shoqatës së Ekologjisë.

Fotografja Rebecca Nason bëri një fotografi të një pulëbardhe me pika të cilat më vonë ajo e kuptoi se ishin në të vërtetë morra.

Nason tregon se në prill hasi një pulëbardhë të rrallë e cila ishte e vetmja që afrohej aq shumë dhe të lejonte ti bëje foto.

“Kur e pashë që pulëbardha nuk po lëviz, fillova të fotografoja detajet e syrit, duke vënë re një iris të mrekullueshëm me detaje rreth e rrotull. Kur ika në shtëpi e vura re se në të vërtetë pulëbardha nuk kishte udhëtuar e vetme. Detajet rreth syve ishin morra”.\BBC\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë