Media Galeri

Surprizë! Një krokodil në stërvitjen e Torontos, klubi e pagëzon “Ale Gator”

Sureale ajo që ka ndodhur në fushën e stërvitjes së Torontos, klub i Mls-së që stërvitet në Florida për shkak të masave shtrënguese ndaj Covid-19 mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë seancës stërvitore, një i ftuar i papritur ka ndërprerë punën: një krokodil ka hyrë në fushë, duke surprizuar lojtarët, të cilët kanë shijuar skenën. Sapo krokodili u largua, klubi kanadez ka bërë shaka, duke njoftuar në rrjetet sociale huazimin e aligatorit, të cilin e ka pagëzuar “Ale Gator”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë