Lojëra me Dore

Surpriza në NBA, humbasin Portland dhe Toronto

Vijon me surpriza raundi gjysmëfinal i Play off-it të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. Portland është mundur në shtëpi në ndeshjen e parë nga Denver Nagets, ndërsa Filadelfia ka barazuar serinë e ndeshjeve me Toronton, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1.

Në përballjen e luajtur në “Scotiabank Arena” të Torontos pritej që vendasit të bënin ligjin dhe të vulosnin fitoren e dytë në këto përballje. Por Filadelfia kishte shkuar me synimin e qartë për ta ndalur ekipin kanadez dhe në fund ia doli me sukses. Rezultati 89-94 flet për një lojë shumë agresive dhe pak efektive. Më i miri në parket ishte Buter i miseve me 30 pikë, 5 asist dhe 10 topa të kapur në tabelë.

Ndërkohë edhe përballja tjetër e kësaj të hënë në play off-in e NBA ka qenë gjithashtu interesante dhe me shumë surpriza. Nagest nuk gaboi në shtëpi, duke fituar 121-113 me Portland Trejzërs. Pasi kaloi me vështirësi çerekfinalet ekipi nga Denveri fillon shumë gjysmëfinalet, duke pretenduar të shkojë deri në finalen e konferencës së Perëndimit. Më i miri në parket për Denver Nagets ishte Nikola Jokiç, me 37 pikë, 6 asist dhe 9 topa të kapur në tabelë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë