Lojëra me Dore

“Super Bowl”, Kansas – San Francisko dueli për titullin

Në “Hard Rock Stadium” të Miami Gardens në Florida, Kansas City dhe San Francisco 49ers do të vihen përballë njëri-tjetrit me synimin për të bërë të vetin titullin e 54-të të “Super Bowl”, ngjarja më e madhe e sportit amerikan. Skuadra e San Francisco, për të arritur në këtë finale mposhti Green Bay me rezultatin 37:20

Në ndeshjen tjetër, Carolina Panthers nuk e pati shumë më të lehtë sfidën e saj me Tennessee Titans, ndaj së cilës fitoi me rezultatin 35:24. Shkëlqeu në këtë ndeshje “quarter back”-u Patrick Mahomes II, i cili shënoi 2 “touch down”.

Kansas City do synojë titullin e dytë, ku hera e fundit ishte 50 vjet më parë. Nga ana tjetër San Francisko kthehet në finalen e Super Bowl shtatë vjet pas herës së fundit dhe ata do të kërkojnë titullin e tyre të gjashtë .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë