Gazeta Si – Është Kansas City-San Francisco finalja e Super Bowl. Kampionët mundën 17-10 Baltimore Ravens, kurse kalifornianët e mbyllën ndeshjen 34-31, pasi vuajtën jo pak në pjesën e parë.
Ka ndodhur gjithçka në mbrëmjen e gjatë të Conference Championship Games në NFL. Nëse Kansas City Chiefs eliminuan Baltimore Ravels në fund të një ndeshjeje të ekuilibruar, në anën tjetër Detroit Lions humbën një ndeshje që dukej e fituar ndaj San Francisco 49ers.

Në finalen e titullit, që zhvillohet në Las Vegas më 11 shkurt, shkojnë kampionët në dalje, që do të tentojnë të fitojnë titullin e 3-të në 5 vjet kundër kalifornianëve. Këta të fundit synojnë hakmarrjen për Super Bowl-in e 2019-ës.
Ishte një ndeshje me dy fytyra në ‘Levi’s Stadium’, ku Detroit Lions dominuan pjesën e parë, por u përmbysën më pas nga San Francisco 49ers, që shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit dhe e mbylli ndeshjen 34-31.
Siç ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, për djemtë e Dan Campbell loja kalonte gjithmonë nga duart e Jared Goff. Skuadrat shkuan në pushim 24-6, ndryshoi gjithçka më pas nga Detroit Lion. Brock Punty u ngjit në katedër dhe filloi ta çante mbrojtjen e Lions. ‘Quaterback’-u i San Francisco në pak minuta barazoi dhe më pas gabimet e Lions u shfrytëzuan nga 49ers, që në fund kompletuan arritjen e tyre.
Rezultat ‘i gënjeshtërt’ për skuadrën e Andy Reid, që duke u mbështetur te dyshja Pacheco-Mahomes, mundi Baltimore Ravens, duke fituar titullin e AFC për herë të 6-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




