Bota

Sulmi në Kapitol Hill, Steve Banon dorëzohet në FBI: Do e luftojmë regjimin e Bidenit

Steve Banon, ish-strategu i Donald Trump, është paraqitur në zyrat e FBI-së në Uashington, pasi u padit për shpërfillje të Kongresit për mohimin e bashkëpunimit të tij me komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin në Kapitol Hill më 6 janarin e kaluar.

Dalja e tij në gjykatë pritet sot, por duke parë drejt e në kamera, ndërsa iu dorëzua FBI-së, Banon tha: "Ne gjithmonë do të luftojmë regjimin e Joe Biden. Unë dua që ju të qëndroni të fokusuar në mesazhin tim. Kjo është e gjitha një zhurmë.

Dy akuza janë ngritur ndaj tij: njëra për dështimin e procesit për të dëshmuar dhe tjetra për mosdorëzimin e dokumenteve të kërkuara, duke u mbështetur në faktin se Trump përdori privilegjin ekzekutiv mbi aktet e presidencës së tij.

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari u thirr më 23 shtator nga Komisioni, sipas të cilit Bannon ka "informacion përkatës për të kuptuar aktivitetet e rëndësishme që çuan në ngjarjet e Kapitolit".

Në veçanti, Banon ishte i pranishëm më 5 janar në kontestimet e sesionit të certifikimit të zgjedhjeve presidenciale dhe kishte deklaruar se "ferri do të shpërthejë nesër".

Trump i bëri thirrje ekzekutivit për të parandaluar ndihmësit e tij që të dëshmonin dhe Komisionin të aksesonte dokumentet e administratës së tij.

Bannon tha se nuk do të dëshmonte derisa të zgjidhej çështja e privilegjit ekzekutiv. Dhoma e Përfaqësuesve më pas votoi për sjelljen e dy akuzave për shpërfillje të Kongresit në Departamentin e Drejtësisë, kusecila mund të dënohet me një muaj deri në një vit burg.

"Që nga dita ime e parë në detyrë, u premtova punonjësve të Departamentit se së bashku do t'i tregonim popullit amerikan, me fjalë dhe me vepra, se Departamenti i përmbahet shtetit të së drejtës, veprave dhe ligjit dhe kërkon drejtësi sipas ligjit", - tha në një deklaratë, Sekretari i Drejtësisë, Merrick Garland.

Sipas tij, “akuzat e sotme, pasqyrojnë respektimin e palëkundur të departamentit ndaj këtyre parimeve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë