Ana e errët

Sulmi ndaj kurdëve përmes fotove

Më tetë tetor pasi Presidenti Trump njoftoi tërheqjen e kontingjentit të forcave amerikane nga Siria verilindore, Turqia të fillojë një sulm ajror dhe tokësor në zonat kurde, duke sulmuar edhe shumë civilë të pafajshëm. Fotografja Alice Martin shpjegon përmes fotove tmerrin e civilëve të mbërthyer mes kësaj beteje, duke shkuar në disa nga qytetet kurde.

Disa djem dhe gra në një lagje të Ras al-Ayn, një qytezë ngjitur me kufirin me Turqinë shohin qytetarët tek marrin pjesë në një protestë kundër Turqisë. Në një dyqan çaji në këtë qytet kufitar, disa të moshuar u ulën duke luajtur letra dhe duke parë në televizion pamje të ofensivës turke.
Shumica e njerëzve nuk besonin se Turqia nuk do të guxonte të sulmonte një qytet të përbashkët të kurdëve dhe regjimi sirian.


Unë u ktheva në Ras al-Ayn për të parë nëse gjendja shpirtërore kishte ndryshuar tani se kërcënimet e Turqisë dukeshin të vërteta. Gjëja e parë që pashe ishte një fëmijë në një kamion në një pikë kontrolli.

Ndërsa iu afruam qytetit, pashë dhjetëra autobusë që dilnin nga qyteti. Në një pikë kontrolli, një familje prej katër personash kishte mbushur një kamion të vogël me të gjitha sendet e tyre, ndërkohë që një grua i përgjohej oficerëve që ta linin  familjen e saj të kalonte.

"Betohem se nuk po mundohemi të ikim," tha ajo. "Ne thjesht po strehohemi disa ditë në fshatin e motrës time, por ne do të kthehemi

Ndërsa hyra në qytet, në rrugë kishte pak njerëz. Pashë një burrë që qëndronte jashtë një dyqani riparimi. Në murin e dyqanin kishte shkruar fjalët "seri hilde" ose "rebelohuni".

Ai më foli për vendimin e tij për të qendruar në Ras al-Ayn edhe pse shumë
të tjerë zgjodhën të iknin. Ngrita kokën dhe vura re aeroplanë luftarakë turq që fluturonin sipër qytetit.

“Ata janë ndoshta thjesht dronë. Po bëjmë ditë që i shohim në qiej”, më tha pronari i dyqanit.

Atë mbrëmje, kur dëgjoi një shpërthim përtej rrugës, Fadi Sabri nxitoi të mbyllë dyqanin e tij të vogël. Pastaj u dëgjua një shpërthim i dytë në oborrin e shtëpisë së tij në Qamishli. Babai i tre fëmijëve dhe gruaja e tij, Joliet Nicola, u plagosën.

Ata u mbajtën për orë të tëra në spital ndërkohë që fëmijët shikonin të tronditur. Ndërsa gjendej në një shtrat spitalor, Sabri qau, duke më thënë: "Unë dua vetëm që gruaja ime të jetë mirë. Xholi ishte në gjendje kritike. Mjekët më thanë se ajo nuk do të mund të ecë më.

Mëngjesin vijues, pas një nate të tmerrshme, kur dëgjoheshin vetëm zhurma tankesh,

ambulanca dhe bombardimesh shkova të inspektoj vendet që ishin goditur nga shpërthimet.

Në këto vende u plagosën dhjetëra civilë. Turqit kishin goditur jo vetëm baza ushtarake por edhe zyra politike. Zyra e Shtabit Ushtarak Kurd ishte shkatërruar gjatë operacionit ushtarak të Turqisë.

Sara, vetëm 7 vjeç, u plagos rëndë kur një bombë shpërtheu jashtë shtëpisë së saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë