Bota

Sulmi ndaj Iranit, SHBA kufizon udhëtimet për stafin e ambasadës në Izrael

SHBA-ja ka kufizuar udhëtimin për personelin e ambasadës së saj në Izrael dhe anëtarët e familjeve të tyre pas raportimeve për sulmin hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit.

Ambasada e SHBA-ve tha se stafit i është thënë që të mos udhëtojnë jashtë rajonit më të madh të Tel Avivit, duke përfshirë Herzliya, Netanya dhe Even Yehuda dhe zonat e Jerusalemit dhe Be’er Sheva deri në njoftimin e mëtejshëm.

“Mjedisi i sigurisë mbetet kompleks dhe mund të ndryshojë shpejt në varësi të situatës politike dhe ngjarjeve të fundit,” tha ambasada në një deklaratë të premten.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë