Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet në lidhje me sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare shqiptare.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;
“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”;
“Keqpërdorimi i pajisjeve.
Sipas burimeve paraprake, janë sekuestruar qindra praktika nga ekspertët e kibernetikës për të bërë të mundur hetimin e këtij agresioni, pasojat e të cilit nuk dihen ende.
Hetimi do të përfshijë një mori aksesesh të faqeve, duke u fokusuar edhe tek siguria që është e përcaktuar për ruajtjen e këtij sistemi online.
LEXO EDHE:
– Sistemet e shërbimeve jashtë funksionit, kush qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?
– Sulmi kibernetik u spraps, Rama: Po hetojmë se kush shtet qëndron pas. Dy vende të dyshuara fort
Po ashtu prokuroria pritet që të sekuestrojë të gjitha gjurmët që janë lënë nga hakerët në disa prej faqeve të bllokuara.
Mësohet se hetimet do të përqendrohen në kanalet nga ku kanë ardhur këto sulme dhe po ashtu edhe në një mori komponentësh të tjerë që lidhen me sigurinë.
Nga e mërkura e 20 korrikut, janë rikthyer në funksion për përdorim nga qytetarët 1118, nga 1225 shërbimet elektronike.
Sipas e-Albania tashmë merren nga platforma digjitale, dokumentet me vulë elektronike, certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore.
Më herët mëngjesin e kësaj të enjteje, kryeministri Rama tha se dyshohet për dy shtete të përfshira, por nuk kanë ende prova.
Sipas tij, në momentin që do të identifikohet agresori nga ana e Shqipërisë do të merren masa diplomatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




