Politike

Sula: PD të çojë kandidatin e saj për President, t’i mbetet PS turpi

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbeti ende pa qëndrim teksa Taulant Balla në anën tjetër e pret Enkelejd Alibeajn për negociata për presidentin.

Alibeaj ka thënë se nuk duhet shmangur si proces, ndërsa Berisha e ka cilësuar farsë procesin dhe mafioz.

Por deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka hedhur idenë që opozita të propozojë kandidatin e vet.

Në këtë mënyrë, sipas tij, i mbetet mazhorancës për të kuptuar se sa e sinqertë është në ftesën e saj.      

“Unë nuk jam për të bojkotuar proceset. Është treguar se në nuk kemi fituar asgjë nga bojkotet. Bojkotuam ne 2014 Reformën Territoriale dhe e pame sesi e bëri Rama. Me pas betë çmendurinë kolektivë që dogjët mandatet dhe serish e pate se si përfunduam si opozite. Betë serish çmendurinë me zgjedhjet lokale dhe serish u penalizuam.

E pame ne 6 mars sa e vështire është. Ne nuk përfitojmë asgjë nga bojkotet e proceseve. Çfarë na pengon neve deputetët e opozitës që me 28 firma të çojmë propozimin tonë në Kuvend. Pastaj le t’i mbesë maxhorancës turpi i zgjedhjes.

Tani thoni qe presidenti është pa kompetenca dhe Rama e zgjedh vetë se i ka votat. Po ishte marrëveshja e 21 prill 2008 që e bëri Presidentin pa kompetenca që unë se bashku me disa koleg në atë kohë votuan kundër kësaj…”, është shprehur ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë