Filma

Suksesi i padiskutueshëm i Disney+

Regjistrimet për shërbimin e ri  të filmave nga Disney i kanë kaluar pritshmëritë. Kompania deklaroi se 18.6 milion njerëz ishin regjistruar në Disney + që kur nisi në nëntor.  

Shërbimi kushton 6.99 dollarë në muaj dhe mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kompania ka krijuar një konkurrencë të madhe ndaj Netflix.  

Shefi i Disney, Bob Iger e quajti nisjen "jashtëzakonisht të suksesshme".

Disney + tani ka pothuajse aq abonentë sikurse shërbimi më i hershëm që kompania kishte kërkuar që prej vitit 2017.

"The Mandalorian", seriali i parë i relizuar veçanterisht për Disney +

"Fillimi i Disney + ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, duke tejkaluar madje edhe pritjet tona më të mëdha," tha Z. Iger.

Disney paralajmëroi gjithashtu investitorët se të ardhurat e saj operative në tremujorin e ardhshëm mund të kenë rënie gati 300 milion dollarë për shkak të mbylljes së parqeve në Kinë. Kjo shifër rezulton pasi nga shpërthimi i koronavirusit vendpushimet e Disney në Shangai dhe Hong Hong do të jenë të mbyllura për dy muaj.

Disney njoftoi në vitin 2017 se do të krijojë shërbimin e vet të filmave, duke synuar të luftojë audiencën në rënie për biznesin e saj tradicional, ndërsa shikuesit janë gjithë kohës të lidhur pas internetit. Pak muaj më parë Disney deklaroi se kishte blerë pjesën më të madhe të filmave nga të gjitha kompanitë e filmave kudo në botë.

“Jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi realizuar në një periudhë relativisht të shkurtër dhe besoj se jemi të pozicionuar, kështu që jo vetëm do t'i rezistojmë presioneve të mëdha, por edhe do të lulëzojmë. Zgjerimi ndërkombëtar i Disney + është përparësia tjetër e firmës,” tha Z. Iger.

Shërbimi është aktualisht i disponueshëm në pesë vende, përfshirë SH.B.A. dhe Kanada. Ai do të nisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera në Evropën perëndimore muajin tjetër./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë