Bota

Stuhi në veri dhe vapë në jug, Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme në disa rajone

Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme mes stuhisë që goditi Lombardinë dhe zjarreve që po shpërthejnë në Siçili dhe në zona të tjera të  jugut.

Vendimi pritet të mërkurën  në një takim të qeverisë, njoftojnë mediat italiane  

Rajonet në Itali po llogaritin dëmet e ndërtesave, infrastrukturës dhe bujqësisë.

Ndërkohë janë shënuar pesë të vdekur për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit.

Një vajzë 16-vjeçare vdiq nga një pemë që ra mbi tendën e saj në një kamp skautizmi në Valcamonica, provinca e Brescias. Tre persona mbetën viktima të flakëve në zjarret që ende vazhdojnë rreth Palermos dhe Siçilisë, dhe një në Reggio.

“Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë në 65 vjet”, tha kryebashkiaku i Milanos, Sala.

Drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme flitet për Lombardinë, Sicilinë, Veneton, Emilia Romagna dhe Friuli Venezia Giulia, të prekura nga ngjarjet ekstreme të ditëve të fundit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë