Shendet

Studiuesit: Nëse doni të jetoni më gjatë, shmangni qëndrimin ulur

Disa minuta më shumë larg divanit ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj, kanë thënë studiuesit.
Të shmangni sa më shumë qëndrimin ulur si dhe të bëni disa lëvizje në ditë, ndikojnë drejtpërdrejtë në jetëgjatësinë tuaj.

"Nëse keni një punë ose mënyrë jetese që ju detyron të kaloni shumë kohë ulur, mund të ulni rrezikun e vdekjes së hershme duke lëvizur më shpesh duke zgjedhur edhe aktivitet me intensitet më të ulët, si ecja", tha autori i studimit Keith Diaz, profesor në Universitetin Kolumbia në New York.

Zëvendësimi i 30 minutave në ditë të kohës që qëndroni ulur me 30 minuta aktivitet fizik me intensitet të lehtë, shoqërohet me një rrezik 17% më të ulët të vdekjes së hershme, thuhet më tej në studim.

Studimi përfshinte rreth 8,000 të rritur amerikanë, të moshës 45 vjeç e lart. Secili prej tyre ishte nën monitorimin e aktivitetit fizik për të paktën katër ditë në javë, si pjesë e hulumtimit të kryer ndërmjet 2009 dhe 2013. Studiuesit pastaj gjurmuan shkallën e vdekshmërisë midis pjesëmarrësve deri në vitin 2017.

Ushtrimet më intensive kanë përfitime edhe më të mëdha, thanë hulumtuesit. Për shembull, duke shkëmbyer gjysmë ore në ditë, ulur për ushtrime mesatare dhe të forta, uli rrezikun e vdekjes së hershme me 35 për qind.

"Aktiviteti fizik i çdo intensiteti padyshim siguron përfitime shëndetësore," tha Diaz

Dy ekspertë të shëndetit të zemrës besojnë se niveli i pasivitetit mund të jetë një vrasës.

"Ushtrimet kanë treguar se jo vetëm rritin jetëgjatësinë, por gjithashtu ulin rrezikun e sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru", tha Dr. Satjit Bhusri, një kardiolog në Lenox Hill Hospital në New York City . Edhe sipas specialistes së zemrës Dr. Guy Mintz, njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën e të jetuarit nëse duan të kenë një jetë më të shëndetshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë