Shendet

Studimi, vetmia shton rrezikun e demencës me 40%

Vetmia rrit rrezikun e demencës me 40%. Konfirmimi vjen nga një studim i paprecedentë për madhësinë dhe kohëzgjatjen e kryer nga ekspertë të “Florida State University” (FSU) në Tallahassee, SHBA, duke përfshirë 12,030 individë të regjistruar në "Health and Retirement Study", të gjithë njerëz të moshës 50 vjeç e lart. Rezultatet u shpallën në revistën “The Journals of Gerontology: Series B”.

Ekspertët “matën” vetminë dhe izolimin social të secilit pjesëmarrës në fillim të studimit dhe pastaj çdo dy vjet të gjithë iu nënshtruan kampionit të testeve të vlerësimit të aftësive njohëse, për një periudhë mesatare prej 10 vjetësh. Gjatë studimit, diagnoza e demencës përfshiu 1104 individë.

E pra ajoqë  doli, është se ndjenja e vetmisë - por jo izolimi social në vetvete - lidhet me një rrezik 40% më të madh të demencës gjatë një periudhe prej 10 vjetësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë