Shendet

Studimi: Vegjetarianët kanë më pak mundësi të preken nga Covid-19

Sipas një studimi të fundit vegjetarianët kanë më pak gjasa të preken nga Covid-19 se sa personat që konsumojnë mish. Sipas gjetjeve të botuara në revistën “BMJ Nutrition, Prevention and Health”, i cili shqyrtoi të dhënat nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në gjashtë vende, vegjetarianët kanë 73 për qind më pak gjasa të preken nga Covid-19. Dietat me pak karbohidrate dhe proteina të larta duket se janë të lidhura me një mundësi të lartë nga një sëmundje e moderuar deri e rëndë, megjithëse gjetjet nuk ishin statistikisht të rëndësishme.
Studimi përbëhej nga një pyetësor që kërkonte të identifikonte marrëdhëniet midis sëmundjeve të frymëmarrjes dhe dietës. Pyetësori u bë tek 2,300 persona që nuk kishin pasur virus dhe 568 që ishin infektuar. Midis atyre që ishin prekur nga Covid-19, 138 raportuan simptoma të moderuara deri në ato të rënda, ndërsa 430 thanë se kishin pësuar vetëm një formë të lehtë të sëmundjes. Pjesëmarrësve iu kërkua të tregonin dietën që kishin në vitin para Covid-19. Ndër 568 të anketuar që raportuan se kishin qenë më parë të sëmurë, vetëm 41 thanë se kishin ndjekur një dietë me bazë bimore ndërsa vetëm 46 ishin sëmurë pasi kishin ndjekur një dietë bimore. Autorët e studimit shkruajnë: “Dietat me bazë bimore shoqëroheshin me mundësitë që të përjetonin një sëmundje të lehtë. Këto modele diete mund të konsiderohen mbrojtje kundër Covid-19 të rëndë.

Gunter Kuhnle, profesor i ushqimit dhe shkencës së ushqimit në Universitetin e Reading, tha se që nga fillimi i pandemisë, ka pasur shumë spekulime në lidhje me ndikimin e dietës në rrezikun e sëmundjes.
“Në këtë studim, pjesëmarrësit u pyetën për dietën e tyre pasi u diagnostikuan me Covid-19 dhe kjo mund të çojë në keq raportim të mëtejshëm, veçanërisht midis pjesëmarrësve që janë të interesuar në një lidhje të mundshme midis dietës dhe sëmundjes,”shpjegon eksperti.
Francois Balloux, profesor i Institutit të Gjenetikës në kolegjin universitar të Londrës tha se studimi raporton se mund të kërkohet një vlerësim i mëtejshëm për të konfirmuar një lidhje të drejtpërdrejtë, shkakore midis dietës dhe ashpërsisë së sëmundjes së Covid-19.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë