Pfizer deklaroi të enjten se të dhënat nga një provë e fazës së tretë demonstroi efikasitet të lartë të një doze përforcuese të vaksinës së tyre Covid-19 kundër virusit , përfshirë variantin Delta.
Kompania tha se studumi me 10,000 pjesëmarrës të moshës 16 vjeç e lart tregoi 95.6% efektivitet kundër virusit. Studimi gjithashtu zbuloi se doza përforcuese kishte një profil të favorshëm sigurie.
Pfizer kishte thënë se efikasiteti i vaksinës me dy dozq bie me kalimin e kohës, duke cituar një studim që tregoi 84% efektivitet.
“Këto rezultate ofrojnë dëshmi të mëtejshme për përfitimet e dozave përforcuese pasi ne synojmë që njerëzit të kenë një mbrojtje të mirë nga kjo sëmundje”, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla në një deklaratë.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 53 vjeç, me 55.5% të pjesëmarrësve midis 16 dhe 55 vjeç, dhe 23.3% në 65 vjeç ose më të vjetër.
Kompanitë thanë se do të paraqesin rezultatet e hollësishme të studimit për botim të rishikuar, në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), Agjencisë Evropiane të Barnave dhe agjencive të tjera rregullatore sa më shpejt të jetë e mundur.
Rregullatorët e SHBA dhe BE kanë autorizuar tashmë një dozë të tretë të vaksinave COVID-19 për pacientët me sistem imunitar të komprometuar, të cilët ka të ngjarë të kenë mbrojtje më të dobët nga vaksinimi me dy doza.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje