Analize

Studimi: Supermarketet burimi kryesor i infeksionit

Një studim i ri në Britani i cilësonte supermarketet si një nga vatrat më të mëdha të shpërthimit të koronavirusit, duke bërë thirrje për rritjen e dërgesave në shtëpi.

Në vendin tonë një studim i tillë nuk ekziston për momentin, por të dhënat nga një studimi britanik gjatë periudhës së karantinës dhe konkretisht nga 9 deri më 15 nëntor tregojnë se 18% të rasteve vinin nga vizitat në supermarkete.

Të dhëna të ngjashme vijnë edhe nga Greqia fqinje. Specialisti i sëmundjeve infektive, Gikas Majorkinis shpjegon se “duke analizuar të dhënat në një aplikacion gjurmimi eskpertët zbuluan se 20% e të infektuarve në Selanik e kishin marrë virusin duke shkuar në supermarket dhe 15% të tjerë në shkolla. “Dhe për mua, nëse më pyetni, vendet më të zakonshme ku unë shkoj janë universiteti, supermarketi”, shprehet ai.

Në të njëjtën kohë, eksperti grek shton se “në një analizë i dytë e qeverisë tregoi se vendi më i shpeshtë ku ndodhte transmetimi pas supermarketeve dhe shkollave ishte në familje”.

Studimi britanik i cili tregon se nga 9 deri më 15 nëntor, 18% e rasteve erdhën nga vizitat në supermarket dhe 12% nga nxënës të shkollave të mesme është shqetësues dhe përkon me botimin e fundit të një studimi të Universitetit te Harvardit në SHBA për punonjësit e supermarketeve, sipas të cilit 20% e të punësuarve ishin pozitivë dhe ishim në kontakt të vazhdueshëm me klientët.

“Izolimi filloi në Angli më 5 nëntor kështu që burimet e tjera të shpërndarjes si restorantet dhe baret u mbyllën dhe mbase kjo është arsyeja pse supermarketet vijnë të parat. Klientët vijnë për të blerë, ata transmetojnë virusin te punonjësit dhe punonjësit te klientët e ardhshëm,” thotë Majorkinis.

“Tani për tani, ajo që unë do t’u rekomandoja dhe apeloja menaxherëve dhe pronarëve të supermarketeve është të maksimizojnë dhe lehtësojnë shpërndarjen e ushqimit, ose produkteve në shtëpi. Ata kanë nevojë të rrisin stafin në mënyrë që të mund të plotësojnë këtë nevojë të botës dhe në mënyrë që ne të mund të zvogëlojmë kontaktet. Në këtë mënyrë punonjësit në supermarkete do të mbrohen, sepse nuk do të jenë në kontakt me një pjesë të madhe të popullsisë, por edhe popullata do të mbrohet”, thotë eksperti grek.

Sipas ekspertëve është e rëndësishme që dritaret të qëndrojnë të hapura, pasi që shumica e rasteve aktualisht po përhapen në ambient të mbyllura. Sipas studimeve të reja në Angli, rastet po në supermarkete po vijnë duke u rritur, me një rekord të punonjësve të infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë