Shendet

Studimi: Simptomat e Alzheimerit shfaqen që në adoleshencë

Në vitin 1960, 15 vjeçarja Xhoana Levin  i’u nënshtrua një testi që u kthye në  studimin më të madh që ishte realizuar ndonjëherë për adoleshentët amerikanë.

U deshën dy ditë e gjysmë që në këtë nismë të përfshiheshin 440.000 nxënës nga 1.353 shkolla publike dhe private të krishtera në të gjithë SHBA-në. Studimi u bazua kryesisht në shkollën e mesme të Parkvillit ku Levin ishte studente.

“ E dinim se në atë kohë studentët do të na ndiqnin për një kohë shumë të gjatë”, tha Levin, por 15 vjeçarja nuk e kishte menduar  kurrë se interesi do të zgjaste për 20 vjet me radhë.

 Edhe pse kanë kaluar pesedhjetë e tetë vite, përgjigjet e testimit të kryer nga Levin dhe bashkëmoshatarët e saj, përdoren akoma nga studiuesit për të luftuar sëmundjen e Alzhermierit.

Në një studim të kryer këtë muaj u zbulua se adoleshentët që ishin përgjigjur saktë pyetjeve te  testimit, kishin një tendencë më të ulët për tu prekur nga sëmundja e Alzhemierit dhe demencia.

Gjatë viteve të fundit është kryer  edhe një tjetër testim, ku hulumtuesit kanë përdorur të dhënat e studimeve paraardhëse. Të udhëhequr nga kërkuesit e Institutit Amerikan i Kërkimeve  me bazë në Uashington, krahasoi  rezultatet e më shumë se 85.000 testuesve, dhe zbuloi shenja paralajmëruese se sëmundja e Alzhemierit mund të jetë e dukshme që në fillim të adoleshencës.

Studimi përmbante pyetje nga fushat e përditshme, si aftësia njohëse e gjuhës, arsyetimi abstrakt, matematika, aftësitë klerike dhe ato vizuale.  Nga ky studim u zbulua se adoleshentët me rezultate të ulta ishin më të prirur drejt sëmundjes së Alzhemierit. Gjithashtu, ata  kishin më shumë mundësi për tu prekur nga kjo sëmundje edhe në moshë të rritur.  Rezultatet e këtij studimi treguan se përqindja e meshkujve të prekur ishte më e lartë se ajo e femrave.

Në Amerikë janë 5.7 milionë njerëz të prekur nga sëmundja e Alzhemierit dhe duke qenë se shkenca nuk ka përparuar për ta frenuar këtë sëmundje, shoqata e Alzhemierit parashikon se numri i të sëmurëve mund të arrijë në 14 milion në vitin 2050.

“Testi i vitit 1960 mund të ketë potencial për të qenë një studim novator ashtu si ishte studimi dhjetëvjeçar i Masashutes që çoi në uljen e sëmundjeve të zemrës  në vitet 70-80”, tha Susan Lapham , drejtoreshë e projektit Talent dhe bashkëautore e studimit JAMA.

“Nëse projekti Talent do të jetë i duhuri, kjo do të sjellë një ndryshim në shëndetin publik. Kjo tregon se ne duhet të bëjmë ndërhyrje për fëmijët që në shkollë të mesme ndoshta edhe më herët për të mbajtur trurin e tyre aktiv”, shtoi ajo.

Të gjithë pjesmarrësit ishin  më shumë të interesuar për këtë studim sesa për ndonjë temë tjeter pasi në deklaratat e tyre ata shprehesin se “Gjëja që kishin më shumë frikë ishte humbja e kujtesës”.

“Përgjigjet e rezultateve kohët e fundit ishin interesante”, tha Levin e cila tashmë është 75 vjeç dhe punon si drejtoreshë e burimeve njerëzore në nje qytezë të vogël amerikane.

Gjithashtu, e interesuar ishte dhe Karen Altpeter, e cila mendonte se mund të ishte e rrezikuar pasi nëna dhe gjyshja e saj kishin sëmundjen e Alzhemierit. “Nëse duhet që unë ti ushtrohem një testi duke i’u përgjigjur pyetjeve do ta bëj", tha ajo. “Dua që me rastin tim të jem një shëmbull i mirë për të tjerët”.

Studimet e mëparshme nga projekti i Talentit kanë treguar se aftësitë njohëse të ulta në rini mund të shkaktonin sëmundjen e Alzhemierit në moshë të rritur. Por ky studim përfshinte vetëm amerikanët dhe jo pakicat.  Më pas gjatë kësaj jave u realizua një tjetër studim nga qëndrat e kontrollit të sëmundjeve dhe parandalimit  afro-amerikanët dhe hispanikët kanë probabilitet më të lartë për tu prekur nga sëmundja e Alzhemierit sesa pjesa tjeter e pakicave kombëtare.

Instituti Amerikan i kërkimeve ka deklaruar se në të ardhmen do të kryej një studim tjetër demografik, historisë së familjes dhe martesës, arritjet arsimore dhe gjendjen shëndetësore për të përcaktuar shkakun e saktë të sëmundjes së Alzhemierit. /Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë