Shkencëtarët kanë identifikuar gati 300 variacione të gjeneve që ndikojnë tek gratë kur fillojnë menopauzën.
Variantet gjenetike janë në gjendje të parashikojnë afërsisht moshën në të cilën disa grave do ju ndalojnë menstruacionet dhe kështu të identifikojnë ato që janë në rrezik për menopauzën e hershme.
Gjetjet u botuan në revistën “Nature”. Ekipi mendon se këto të dhëna mund të çojnë në përmirësimin e trajtimeve të infertilitetit dhe gjithashtu të vendosin bazën për kërkimet e ardhshme në parandalimin e llojeve të caktuara të kancerit, si dhe diabetin e tipit 2.
Bashkëautorja e studimit Katherine Ruth, nga Universiteti i Exeter, tha se shpreson që puna e ekspertëve do të ndihmojë në ofrimin e mundësive të reja për të ndihmuar gratë të identifiojnë këtë problem, gjithashtu edhe përmirësimet e trajtimeve.
“Duke gjetur shumë më tepër nga shkaqet gjenetike në kohën e menopauzës, ne kemi treguar se mund të fillojmë të parashikojmë se cilat gra mund të kenë menopauzë të hershme dhe për shkak se kemi lindur me ndryshimet tona gjenetike, ne mund t’u ofrojmë këtë këshillë grave të reja,” shtoi ekspertja.
Për studimin, hulumtuesit shikuan të dhënat gjenetike të mbledhura nga 201,323 gra me prejardhje evropiane dhe 80,000 gra me prejardhje nga Azia Lindore nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Ata gjithashtu projektuan modele tek minjtë për të ekzaminuar efektet e disa prej gjeneve në jetëgjatësinë riprodhuese të brejtësve.
Tek minjtë, studiuesit zbuluan se dy gjene të veçanta që i quajtën Chek1 dhe Chek2, ndikojnë në pjellorinë dhe jetëgjatësinë riprodhuese.
Ekipi zbuloi se çaktivizimi i Chek2 në mënyrë që të mos funksionojë më gjatë duke e shprehur tej mase Chek1 për të rritur aktivitetin e tij, rriti jetëgjatësinë riprodhuese te minjtë me rreth 25 për qind.
Ndërkohë, në gratë të cilave u mungon natyrshëm një gjen aktiv Chek2, shkencëtarët zbuluan se ata arrijnë menopauzën mesatarisht 3.5 vjet më vonë se gratë me një gjen normalisht aktiv.
Profesorja Eva Hoffmann, nga Universiteti i Kopenhagenit, e cila është gjithashtu një autore në studim, tha se gjetjet e tyre “ofrojnë drejtim të ri potencial për qasjet terapeutike që mund të kërkojnë të trajtojnë infertilitetin. Ajo shtoi se trajtimi invitro mbështetet në stimulimin e hormoneve të grave.
“Ne zbuluam se në një nga modelet tona të miut, Chek2, minjtë femra kishin një përgjigje të përmirësuar ndaj stimulimit të hormoneve, që do të thotë se më shumë vezë u morën për trajtimin invitro.Sigurisht, ka një sërë pyetjesh shkencore dhe shqetësimesh të sigurisë që duhet të adresohen para se kjo të tentohet te njerëzit,”shtoi ajo.
Studiuesit gjithashtu ekzaminuan ndikime të caktuara shëndetësore të të paturit një menopauze të hershme ose të mëvonshme.
Ata zbuluan gjenetikisht se menopauza e hershme rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe është e lidhur me shëndetin më të dobët të kockave dhe rritjen e rrezikut të frakturave./The Independent/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje