Shendet

Studimi: Pas 11 ditësh nuk ke rrezik ta transmetosh Covid-19

Pacientët me Covid-19 nuk transmetojnë infeksion pas 11 ditësh që janë sëmurë me sëmundjen ndonëse ata mund të tesojnë pozitiv sipas një studimi të di nga ekspertët në Singapor.

“Një testim pozitiv nga koronavirusi i ri nuk domethënë se ka transmetim infektimi”, nga një studim i përbashkët i Qëndrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive  të Singaporit dhe Akademisë Medicinale të Singaporit. Virusi nuk mund të izolohej apo të kultivoheshe pas 11 ditësh sëmundjeje.

Studimi është bazuar nga testimi i 73 pacientëve të Singaporit.

Temperatura e lartë është një prej simptomave të Covid-19

Rezultatet më të fundit mund të sjellin ndryshime për  rregulloren e daljes së pacientëve nga spitalet e qëndrat shëndetësore. Kjo pasi rregullorja aktuale thotë se pacientët me covid-19 mund ta lënë spitalin pasi të kenë testuar negativ e jo pas 11 ditësh.

”Strategjia e Singaporit në menaxhimin e sëmundjes së covid-19 dhe pacientëve të sëmurë me koronavirus bazohet nga evidencat më të fundit të studimeve shkencore lokale dhe ndërkombëtare”, është shprehur Ministria e Shëndetësisë.

Gjer më tani 13,882 pacientë ose 45% e 31,068 pacientëve me covid-19 të Singaporit janë lënë të lirë për t’i lënë spitalet e qëndrat shëndetëszore.

Qeveria gjithashtu po vazhdon në mënyrë proaktive të testojë stafet e mësuesve teksa po përgatitet për të rihapur shkollat më 2 qershor. “Të premten punonjës të shkollave fillore testuan pozitiv me covid-19 duke e sjellë kështu numrin e rasteve të konfirmuara me koroanvirus mes stafeve të shkollave në shtatë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky artikull është marrë nga Bloomberg dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë