Shendet

Studimi/Pacientët me simptoma neurologjike nga Covid kanë shenjat të Alzheimer

Covid-19 mund të përshpejtojë fillimin e sëmundjes Alzheimer tek pacientët që kanë vuajtur nga simptoma neurologjike të tilla si humbja e përqendrimit ose humbja e nuhatjes dhe shijes, tregon një studim i fundit. Sipas të dhënave, pacientët me koronavirus janë më të ndjeshëm ndaj problemeve të kujtesës dhe të menduarit afatgjatë. Shkencëtarët gjetën nivele më të larta të shenjave të hershme të sëmundjes Alzheimer, e cila shkakton në analizat e njerëzve që kishin pësuar komplikime neurologjike pasi ishin infektuar me virusin.
“Këto të dhëna të reja janë shqetësuese dhe tregojnë se infeksioni i Covid-19 nuk është një gjë e lehtë. Është e rëndësishme që ne të studiojmë se çfarë po i bën ky virus trupit dhe trurit tonë,” tha Heather Snyder, nënkryetare e Shoqatës së Alzheimerit në SHBA për marrëdhënie mjekësore dhe shkencore.
Si pjesë e hulumtimit, shkencëtarët në SHBA morën gjak nga 310 persona në New York të shtruar në spital me Covid-19. Kishte shenja në analiza që tregonin praninë e simptomave të Alzhemier pas infeksionit Covid-19.
Thomas Wisniewski, një profesor i neurologjisë, patologjisë dhe psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Nju Jorkut, i cili drejtoi hulumtimin, tha se këto gjetje tregojnë se pacientët që kishin Covid-19 mund të kenë një përshpejtim të simptomave dhe patologjisë së lidhur me Alzheimer.
Por ai shtoi se duheshin më shumë studime për të vërtetuar se si ndikon Covid-19 tek njerëzit që kanë pasur Covid-19.
“Shenjat e Alzheimerit gjithashtu duket të jenë më të zakonshme tek pacientët në moshën 60-70 vjeç që kanë kaluar Covid-19 shumë rëndë” tha Gabriel de Erausquin, një profesor i neurologjisë në Universitetin Health San Antonio.
Gjetjet e reja, u prezantuan në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Alzheimer 2021 në Colorado, SHBA. Studiuesit në Universitetin e Teksasit shikuan më shumë se 200 të rritur nga Argjentina me Covid-19 dhe i krahasuan ata me 64 individë të shëndetshëm. Ata zbuluan se problemet e kujtesës ishin të lidhura me humbjen e nuhatjes, por jo me ashpërsinë e infeksionit Covid-19. Kur pjesëmarrësit u studiuan deri në gjashtë muaj pas infeksionit, më shumë se gjysma shfaqën probleme të vazhdueshme me harresën. Një studim tjetër nga Greqia, gjithashtu i prezantuar në konferencë, zbuloi se pacientët e rikuperuar Covid-19 që përjetuan një rënie të kujtesës kishin më shumë gjasa të kishin një shëndet të dobët fizik.
Susan Kohlhaas, drejtoreshë e kërkimit në fondacionin Alzheimer’s Research Mbretëri e Bashkuar, tha se duhet pak për efektet afatgjata të Covid-19, duke përfshirë rrezikun e mëvonshëm të problemeve të kujtesës dhe të menduarit, ose rrezikun afatgjatë të sëmundjeve si Alzheimer./The Independent/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë