Shendet

Studimi: Ndotja e ajrit ka nxitur vdekjet nga Covid-19

Sipas një studimi të ri 15 për qind e vdekjeve nga Covid, kanë qenë personat e ekspozuar për një kohë të gjatë edhe në ajër të ndotur. Hulumtimi i botuar në revistën “Cardiovaskular Research” nga ekspertë gjermanë dhe qipriotë analizuan të dhënat e shëndetit dhe sëmundjeve në lidhje me ndotjen e ajrit, COVID-19 dhe SARS një sëmundje e frymëmarrjes e ngjashme me sëmundjen e re të koronavirusit. Autorët i kombinuan këto të dhëna për të llogaritur shkallën në të cilën ndotja e ajrit mund të jetë një shkak për vdekjet e COVID-19. Në Europë kishte 19 për qind të vdekjeve të Covid-19 ku shkaku kryesor i sëmundjeve bashkëshoqëruese ishte ndotja e ajrit, 17 për qind ishte në Amerikën e Veriut, ndërsa në Azinë Lindore, e cila ka disa nga nivelet më të larta të ndotjes së dëmshme në planet autorët zbuluan se 27 për qind e vdekjeve nga COVID-19 lidhej me ndotjen.
Autorët thanë se vdekjet e lidhura me COVID-19 dhe ndotjen e ajrit përfaqësonin një “vdekshmëri potencialisht të evitueshme, të tepërt” dhe se ekspozimi ndaj grimcave në ajër mund të përkeqësonte “sëmundjet bashkëshoqëruese që çojnë në rezultate fatale”.
"Nëse të dyja, ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit dhe infeksioni me virusin COVID-19 bashkohen, atëherë ne kemi një efekt të kundërt në shëndet, veçanërisht në lidhje me zemrën dhe enët e gjakut. Pra, kemi një goditje të dyfishtë: ndotja e ajrit dëmton mushkëritë dhe rrit aktivitetin e ACE-2, e cila nga ana e tij bën që të merret një sasi më e madhe e virusit ", tha Thomas Munzel,një nga autorët e hulumtimit profesor në Qendrën Mjekësore Universitare të Universitetit Johannes Gutenberg , Mainz.

Ulja e emetimeve
Autorët theksuan se atribuimi i vdekjeve nga COVID-19 në ndotjen e ajrit nuk do të thotë se vetë ndotja po vriste njerëz me sëmundje, megjithëse ata nuk përjashtuan një lidhje të tillë shkak-pasojë.
Jos Lelieveld, i Institutit Max Planck për Kimi ka deklaruar se kërkimi tregoi se "grimcat e ndotjes janë një faktor i përbashkët në përkeqësimin e sëmundjes".
Autorët shpjeguan se pa një strategji për ndotjen e ajrit, pandemia do të zgjasë duke marrë më shumë jetë njerëzish. Sipas tyre ndotja e ajrit është një armik po aq i dëmshëm sa Covid-19, por njerëzit nuk e kuptojnë.
"Pandemia mbaron me vaksinimin e popullatës ose me imunitet të tufë përmes infektimit të pjesës më të madhe të popullatës. Por këto nuk janë zgjidhje sepse nuk kemi vaksina kundër cilësisë së dobët të ajrit dhe ndryshimit të klimës. Ilaçi i vetëm është të zbuten emetimet," shtojnë ekspertët.
Burimi:Nature/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë