Shendet

Studimi: Ndotja e ajrit do të shkurtojë jetën e fëmijëve me 20 muaj

Jetëgjatësia e fëmijëve të lindur sot do të shkurtohet me mesatarisht 20 muaj si shkak i thithjes së ajrit toksik që është i përhapur në të gjithë globin, me numrin më të madh të të dhënave në Azinë Jugore, sipas një studimi të fundit.

Ndotja e ajrit ka kontribuar në gati një në çdo 10 vdekje në vitin 2017, duke e bërë një vrasës më të madh se malaria, apo aksidentet rrugore. Ndërsa shkalla e problemeve që vijnë nga ajri toksik është krahasuar me atë të pirjes së duhanit, sipas studimit të botuar të mërkurën.

Në Azinë Jugore, pritet që fëmijëve t’u shkurtohet deri në 30 muaj jetë, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane deri në 24 muaj, për shkak të një kombinimi të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga trafiku dhe industria dhe ajrit të ndotur në ambiente të mbyllura. Në Azinë Lindore ndotja e ajrit do të shkurtojë jetën e fëmijëve për rreth 23 muaj. Megjithatë, barra e jetëgjatësisë parashikohet të jetë më pak se pesë muaj për fëmijët në botën e zhvilluar.

“Fakti që jeta e fëmijëve është duke u shkurtuar aq shumë nga ajri i toksik, ishte një tronditje”, tha Robert O’Keefe, nënkryetar i Institutit të Efekteve Shëndetësore, i cili bëri raportin. “Nuk ka një shkop magjik, por qeveritë duhet të marrin masa.”
Alastair Harper, kreu i fushatave dhe avokimit në Unicef UK, i cili ka paralajmëruar vazhdimisht për kërcënimin e shëndetit të fëmijëve, tha: “Kjo shton një pamje të zymtë se si ajri i ndotur ndikon në shëndetin e shoqërisë, veçanërisht të fëmijëve. Dëshmia vazhdon të rritet duke treguar një marrëdhënie mes ekspozimit ndaj ajrit toksik dhe lindjes së fëmijëve nën peshë, mos zhvillimi i mushkërive dhe astmës tek fëmijët”.

Ai shtoi: “Është e qartë me një monitorim më të mirë të dhënave të ndotjes globale, ne do të përmirësojmë kuptueshmërinë tonë për çështjen dhe se si mund ta trajtojmë atë. Dëmi i shëndetit të fëmijëve po ndodh tani. “Megjithëse fëmijët e vegjël përballen me kërcënime të veçanta, siç është zhvillimi i stomakut dhe të mushkërive që do të zgjasë gjatë gjithë jetës së tyre, të rriturit janë gjithashtu në rrezik: gati 10 në 10 vdekje që i atribuohen ndotjes së ajrit ishin në moshën 50-vjeçare.

Ndotja e ajrit përbën 41% të vdekjeve globale nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike, 20% nga diabeti i tipit 2, 19% nga kanceri i mushkërive, 16% nga sëmundja e zemrës ishemike dhe 11% nga vdekja nga goditja, sipas raportit të përshkruar si studimi më sistematik vjetor i efekteve shëndetësore të ndotjes globale të ajrit.

Gjysma e tyre u raportuan në shtetet aziatike më të populluara të botës, si Kina dhe India, Bangladeshi apo Nepali, ku niveli i grimcave të rrezikshme atmosferike në ajër e kaluan normën mesatare botërore me dy deri katër herë.

Studiuesit vlerësojnë se ka një lidhje të ndërsjellë mes nivelit të grimcave të rrezikshme dhe zhvillimit ekonomik të një vendi, pasi shtetet si SHBA-ja, Norvegjia, Kanadaja apo Suedia raportojnë cilësinë më të lartë të ajrit në botë ndërsa ato në zhvillim paraqiten më dobët.

“Instituti amerikan për efektet në shëndet” gjithashtu ka analizuar rastin e Shqipërisë, ku vendi duket se ka bërë hapa përpara për uljen e ndotjes së ajrit nga viti në vit, por numri i viktimave si pasojë e tij ka ardhur duke u shtuar. 1,842 shqiptarë vdiqën nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit në vitin 2012. Sipas përllogaritjeve të bëra shqiptarët kanë humbur 37,000 vjet jetë gjë që do të thotë automatikisht më pak vite jetë për të jetuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjetet e transportit janë fajtorët më të mëdhenj. Automjetet çlirojnë në ajër elementët e rrezikshëm si PM10, PM2.5, CO2, Benzen, NO2, O3 dhe SO2. Shumica e vendeve po zbatojnë politika për të kufizuar prodhimin e këtyre kimikateve. Shqipëria ka bërë përmirësime të ngadalta, por disa nga kimikatet po arrijnë në shkallë alarmante.

Ekspozimi ndaj përqendrimeve prej 10 për qind ose më shumë të dioksidit të karbonit (CO2) mund të shkaktojë vdekje, pavetëdije ose konvulsione dhe mund të dëmtojë një fetus në zhvillim.

Gjithashtu mund të shkaktojë hiperventilim, dëmtim të shikimit, bllokim të mushkërive, dëmtime të sistemit nervor qendror, kontraktime të errëta të muskujve, presion të lartë të gjakut dhe frymë. Niveli i CO2 në Shqipëri është 4,05 μg / m³ dhe norma e BE-së është 2 μg / m³ aq dyfishi i normës. Dioksidi i karbonit prodhohet nga djegia e lëndëve djegëse fosile, si qymyri, nafta, benzina, gaz natyror dhe nafta.

Ndërsa sa i përket Europës, ajri toksik vret rreth 400.000 evropianë çdo vit, deri në 40.000 prej tyre në Britani. Por qeveria e Britanisë së Madhe ka shkelur disi kufijtë e cilësisë së ajrit të BE –së që nga viti 2010 ku tashmë po përballët me gjoba prej një milion paund në gjykatën evropiane.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë