Ngjarje

Studimi: Meshkujt sportistë janë më tërheqës sesa femrat sportiste

Përgjithësisht vajzat janë të afeksionuara pas meshkujve sportistë, ata duken të fortë, të shkathët dhe idealët për to, por ky nuk është i njëjti mendim që kanë meshkujt për femrat sportiste. Një studim i fundit ka treguar se meshkujt rrallëherë do të pëlqenin një vajzë që merret me sport. Sipas ekspertëve, është studimi i parë që tregon se si sportistët meshkuj dhe femra perceptohen në aspektin e tërheqjes fizike.
“Studimet e mëparshme kanë zbuluar se çiklistët meshkuj në “Tour de France” apo edhe sportistë të tjerë ishin tërheqës, por anashkaluan identifikimin e së njëjtës qasje edhe për femrat sportiste,” tha studiuesi kryesor Tim Dr Fawcet.

Të dhënat treguan se kur gjinitë konkurrojnë në këtë pjesë fitimtare janë burrat, sepse një aparencë sportive tek meshkujt, të i’u jep siguri femrave për një mashkull të aftë me të cilin mund të krijojnë edhe një familje. Gjithashtu, në studim u cilësua se çmimet dhe pagat në rang botëror për sportistët meshkuj, vazhdojnë të jetë superiore kundrejt pagave për sportistet femra.
Studimi u botua në revistën Ecology Behavioral Ecology dhe hulumtuesit thanë se suksesi sportiv në dukje, është i dedikuar kryesisht vetëm për meshkujt. Bashkautori i studimit Andy Radford nga universiteti i Bristol tha se sportistët e suksesshëm, gjithashtu ndjehen të lumtur dhe të sigurt për pamjen e tyre.

“Nga studimi ynë, rezultoi që gratë preferonin meshkujt sportivë, pa cilësuar ndonjë arsye se çfarë i bën ata tërheqës. Ndërsa për sa i përket vajzave sportiste të rrallë ishin meshkujt që tërhiqeshin nga një vajzë që merrej me sport,” shprehet Radford.
Megjithëse, preferencat për vajzat sportive nuk kanë të njëjtën rëndësi në shoqërinë e sotme, shkencëtarët thanë se është interesante të shihet se njerëzi, janë të ndjeshëm për aparencën dhe se kjo pjesë lidhet me suksesin e tyre në jetë. /The Independent/

 

Më Shumë