Mjedis

Studimi: Makinat elektrike nuk do t’i zgjidhin problemin e transportit

Përdorimi i makinave nuk do të jetë më pak i dëmshëm, edhe kur të gjitha makinat të jenë elektrike. Sipas një raporti të fundit, makinat elektrike nuk do të shmangin trafikun, ndotjen urbane dhe hapsirat e pakta për parkim.
Sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë në Britani, qeveritë duhet të hartojnë një strategji, që i lejon njerëzit të kenë një standard të mirë jetese pa pasur nevojë për një makinë.
"Përdorimi i makinave është bërë shumë masiv dhe qeveritarët janë të verbër" tha Jillian Anable, një nga autrorët e raportit.
Sipas autorëve, gjithmonë do të ketë njerëz që varen nga makinat, vecantërisht kur janë në fshat ose në periferi. Por, ata theksojnë se të rinjtë nëpër qytete, duhet të zgjedhin që të mos blejnë makinë. Në vend të kësaj duhet të përdorin transportin publik, ose të ecin, të përdorin biçikletat, ose të përdorin autobuzët e vegjël.
Kjo mënyrë jetese, gjithashtu ka përfitime shëndetësore, duke pasur më pak njerëz mbipeshë, më pak ndotje, më pak rrezik rrugor, por nga ana tjetër edhe më shumë hapsira parkimi, ku mund të ndërtohen shtëpi apo kopshte. Sipas studiuesve, qeveritë duhet të inkurajojë njerëzit të ndjekin këto këshilla.

Si mund t'i ndihmojmë njerëzit të jetojnë pa makina?
Sipas autorëve ata që kanë në pronësi makinat, i kanë kot, sepse pjesën më të madhe të kohës i mbajnë të parkuara. Ndërkohë që ka, edhe shumë njerëz të tjerë që i përdorin makinat, edhe për të shkuar në një dyqan shumë të afërt.
"Kur keni një veturë, ekziston një tundim bindës për ta përdorur atë edhe për distanca të vogla. Por kjo gjë është një investim shumë i kotë. Ndërkohë që nëse nuk do të kishit makina do t'i shpenzonit këto para për gjëta të tjera," shprehen ekspertet.
Sipas tyre, kjo çështje duhet të shkojë përtej këshillave mjedisore për individët. Ata mendojnë se duhet të ketë ndyshime edhe në urbanistikën e qyteteve, duke ndërtuar vendbanime të cilat janë të lehta për t'u përdorur pa makina.
A nuk do të jetë makina elektrike një gjë e mirë?
Sipas ekspertëve as makinat elektrike nuk janë një zgjidhje sepse të gjithë njerzit që kanë makina, nuk do të mund të marin kurrë një makinë elektire. Ata shpehen se ky është një proces i gjatë dhe shumë i ngadalshëm. Në raport thuhet gjithashtu se ekziston një sfidë e madhe në ngarkimin e automjeteve, vecantërisht në zonat urbane, ku është edhe më vështirë për parkimin. Për më tepër, shofërët priren të zgjedhin automjete hibride dhe jo makina të pastra elektrike, duke mbyllur kështu përdorimin e karburanteve fosile në të ardhmen.
Ekspertët shprehen se ka mënyra, edhe më të mira për të mos pasur një ambjent të ndotur, por njëkohësisht edhe për të kursyer para./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë