Shendet

Studimi: Kolikicina, një ilaç për artritin funksionon edhe për trajtimin e Covid-19

Një ilaç i lirë që përdoret zakonisht për të trajtuar artritin është vërtetuar se mund të ulë ndjeshëm qëndrimin në spital të pacientëve me Covid-19 dhe nevojën për oksigjen shtesë. Rezultatet e hulumtimit të ri në kolikicinë të kryer në Brazil vijnë pasi një studimi ndërkombëtar i botuar të Mërkurën i cili zbuloi se medikamenti ul shtrimet në spital dhe vdekjet midis pacientëve me Covid-19 me më shumë se 20%.
Kloricina, e cila përdoret për të trajtuar sëmundjet reumatike, u mendua që në fillim të pandemisë që ka qenë një ilaç potencial për të trajtuar Covid-19 në ambient ambulatore. Prova e fundit, e financuar nga fondacionet dhe autoritetet braziliane, tregoi që ilaçi mund të zvogëlojë përgjigjen inflamatore të trupit dhe të ndihmojë në shmangien e dëmtimit të qelizave që veshin muret e enëve të gjakut.
"Cilado qoftë mekanizmi i veprimit kolikicina duket të jetë e dobishme për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19", sipas një raporti mbi provën e vogël klinike që u shfaq në revistën në internet RMD Open, i cili është botuar në revistën “British Medical Journal” .
Studiuesit shtuan se nuk ishte e lidhur me efekte anësore serioze, të tilla si dëmtimi i zemrës ose mëlçisë ose dëmtimin e sistemit imunitar, faktorë që ndonjëherë janë lidhur me disa ilaçe të tjera që u përdorën për të trajtuar Covid-19. Reduktimet në nevojën për terapi me oksigjen dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ishin jo vetëm të mira për pacientët, por ato gjithashtu ulën kostot e kujdesit shëndetësor dhe nevojën për shtretër spitalorë..
Sidoqoftë, ata gjithashtu u shprehën që vetëm një numër i vogël i pacientëve që u përfshinë në studim dhe ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse kolikicina mund të shmangte nevojën për kujdes intensiv ose të zvogëlojë rrezikun e vdekjes.
Hulumtimi u krye midis prillit dhe gushtit të vitit të kaluar kur 75 pacientë të pranuar në spital me Covid-19 nga gjendja e moderuar deri në të rëndë, u caktuar për të marrë nivele të ndryshme kloricine. Rezultatet u bazuan në 72 pacientë. U zbulua se kohëzgjatja mesatare që pacientëve u duhej terapi me oksigjen ishte katër ditë për ata që trajtoheshin me ilaçe shtesë, krahasuar me atë që morën për 6 ditë trajtimin.
Burimi: The Guardian/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë