Shendet

Studimi: Kafeja do t’ju ndihmojë të humbni peshë

Një numër në peshore shpeshherë kthehet në gjithçka për njerëzit, pasi shëndeti i tepërt është një problem i madh shëndetësor për shoqërinë dhe për “epideminë” e diabetit. Shkencëtarët po përpiqen gjithmonë e më shumë që të gjejnë një zgjidhje për sa u përket këtyre dy problemeve. Në një studim që është realizuar së fundmi, disa ekspertë janë shprehur se konsumimi i kafesë mund t'ju ndihmojë të humbni peshë. Ata thonë se kafeina stimulon “yndyrat ngjyrë kafe”, të cilat sipas tyre janë të dobishme për të djegur kaloritë në trupin tonë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo lloj yndyre është një gjë e mirë sepse ajo prodhon shumë nxehtësi duke djegur kalori. Ndryshe nga yndyra e bardhë, e cila ktehet në shtresa dhjamore në trup, duke bërë që të dukemi më të plakur, yndyra me ngjyrë kafe na mban në peshë normale. Kur ne lindim kemi shumë yndyrë kafe në trupat tanë, sidomos në organet qendrore për të na mbajtur të ngrohtë, për të na ndihmuar të përshtatemi me jetën jashtë mitrës, ndërkohë që gjatë rritjes vjen dhe reduktimi i sasisë së këtyre yndyrave në trup.
“Yndyra e kafe, prodhon nxehtësi duke bërë të mundur djegien e sheqerit dhe yndyrave në trupin tonë,” shprehet profesor Michael Symonds, pedagog i mjekësisë në Universitetin e Nottingham, i cili drejtoi dhe hulumtimin gjithashtu.

Ai shtoi se ky ishte hulumtimi i parë që ka treguar se si kafeja ndikon në djegien e yndyrave tek njerëzit. Ekspertët shpjegojnë se kafja nxit imunitetin e për rrjedhojë kështu do të rritet edhe aktiviteti ditor, duke përmirësuar kështu kontrollin e sheqerit në gjak, si dhe përmirësimin e nivelit të lipoideve të gjakut dhe kalorive shtesë, duke nxitur humbjen e peshës.
Hulumtimi i botuar në revistën "Scientific Reports", fillimisht u krye te një sërë pjesëmarrësish, për të parë nëse kafeina do të stimulon yndyrën kafe në trupin e njeriut. Më pas, nëpërmjet një skaneri, ata mundën të verifikonin se sasinë e yndyrave kafe, pas përdorimit të kafeinës.

Symonds, është shprehur se ata kanë zbuluar më përpara se aktivizimi i yndyrave kafe, mundëson rënien në peshë. Ndër të tjera eksperti shprehet se ekziston edhe një hipotezë tjetër se mund të përdoret potencialisht edhe për rregullimin e glukozës, duke parandaluar kështu diabetin, por që do të verifikohet në një studim të radhës që ka ndërmarrë me ekipin e tij. Gjithashtu në vëzhgimet e tyre ekspertët kanë cilësuar se njerëzit me peshë të ulët, kanë tendencë të kenë sasi më të lartë të yndyrës kafe. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë