Përqindja e rasteve të skizofrenisë të lidhura me përdorimin problematik të marihuanës është rritur gjatë 25 viteve të fundit, sipas një studimi të ri nga Danimarka.
Sipas të dhënave në vitin 1995, 2% e diagnozave të skizofrenisë në vend ishin të lidhura me çrregullimin e përdorimit të kanabisit. Në vitin 2000, ajo u rrit me 4% e më pas në vitin2010, kjo shifër u rrit në 8%.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të përdorim si studimin tonë ashtu edhe studime të tjera për të theksuar se përdorimi i kanabisit nuk është i padëmshëm”, tha Carsten Hjorthoj, profesor në Qendrën Kërkimore të Kopenhagës për Shëndetin Mendor dhe një autor i studimit të botuar në revistën mjekësore JAMA Psychiatry.
“Për fat të keq, ka prova që tregojnë se kanabisi shihet gjithnjë e më shumë si një substancë disi e padëmshme. Kjo është për të ardhur keq, pasi ne shohim lidhje me skizofreninë dhe funksionin më të dobët njohës”, shkroi Hjorthoj.
Studimet e mëparshme kanë treguar se rreziku i skizofrenisë është rritur për njerëzit që përdorin kanabis. Shumë studiues supozojnë se përdorimi i kanabisit mund të jetë një “shkak përbërës”, i cili ndër vepron me faktorë të tjerë dhe shkakton gjendjen.
“Sigurisht, gjetjet tona do të duhet të përsëriten diku tjetër para se të mund të nxirren konkluzione të forta. Por unë jam mjaft i sigurt se do të shohim modele të ngjashme në vendet ku është rritur përdorimi problematik i kanabisit, ose ku potenca e kanabisit është rritur,” vazhdoi Hjorthoj.
Një rritje e skizofrenisë?
Skizofrenia është një çrregullim mendor kronik, i rëndë dhe i lë pacientet të paaftë. Simptomat e tij mund të përfshijnë, çrregullime mendimesh dhe halucinacione. Në të gjithë botën, skizofrenia prek 20 milion njerëz. Asnjë kurë nuk ekziston, kështu që mjekët përpiqen të menaxhojnë simptomat me ilaçe dhe terapi.
“Studimi vlerësoi njerëzit që kishin një diagnozë klinike për çrregullimin e trajtimit të kanabisit, jo përdorimin e përgjithshëm të ilaçit,” tha vuri Terrie Moffitt, një pedagoge e Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Kolegjin “King’s” Londër.
“Ky studim i të dhënave mjekësore në të gjithë vendin shton prova të rëndësishme se pacientët me çrregullim të diagnostikuar të përdorimit të kanabisit janë më të rrezikuar nga psikoza tani sesa më parë ,”thotë Moffitt.
Sidoqoftë, Moffitt tha se shumica e përdoruesve të kanabisit, madje edhe ata që janë të varur prej tij, kurrë nuk kërkojnë trajtim dhe shumë njerëz e përdorin atë në mënyrë rekreative pa zhvilluar probleme.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje