Shendet

Studimi i ri / Lidhja midis futbollit dhe zhvillimit të demencës

Shkencëtarët kanë nisur një studim të ri, me shpresën që të kuptojnë më mirë lidhjen midis futbollit dhe zhvillimit të demencës. Projekti  i nisur nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA),  pritet të analizojë ish-futbollistët profesionistë, meshkuj dhe femra, çdo gjashtë muaj në mënyrë që të kenë një tablo më të qartë. Duke përdorur teknologjinë më të fundit, projekti synon të zbulojë sëmundjen përpara fillimit të simptomave, siç është humbja e kujtesës.

Një kërkim 22-mujor nga Grupi i Lëndimeve të Trurit të Universitetit të Glasgout, zbuloi se ish-futbollistët profesionistë janë tri herë e gjysmë më të rrezikuar të vuajnë nga kjo sëmundje se të tjerët. "Te ish-profesionistët, ekziston një problem. Tani duhet ta hetojmë atë më tej", tha studiuesi kryesor i projektit të UEA-së, Dr Michael Michael Grey. Shumica e pjesëmarrësve do të jenë në gjendje të marrin pjesë në këto testime nga komoditeti i shtëpive të tyre, duke përdorur tabletin ose pajisjet e tyre kompjuterike për të kryer detyra të thjeshta. Projekti do të realizohet me teknika inovative", duke përfshirë teste për të studiuar zonat specifike të trurit, për të cilat Dr Grey thotë se degradojnë më shpejt se të tjerat.

Federata Angleze konfirmoi se pavarësisht studimit, që bazohej tek të dhënat e digjitalizuar të pacientëve në Skoci, duke krahasuar shkakun e vdekjes së 7.676 ish-lojtarëve profesionistë, të cilët kanë lindur gjatë periudhës 1900-1976 me pjesën tjetër  të popullsisë, ende nuk ka prova të mjaftueshme, për të lidhur futbollin demencën.

Çfarë është Demenca?

Nuk është një sëmundje specifike, por në të vërtetë është një grup simptomash që prekin aftësitë intelektuale dhe sociale në mënyrë aq të rëndë sa të ndërhyjnë me funksionimin e përditshëm të personit. Ekzistojnë shkaqe të ndryshme të demencave dhe sëmundja e Alzheimer-it është shkaku më i shpeshtë i tyre. Me shtimin e jetëgjatësisë së popullatës, mjekësia e sotme po përballet gjithnjë e më shumë me demencën. Demenca indikon se ka të paktën dy funksione konjitive, si humbja e kujtesës bashkë me humbjen e gjykimit, ose të çrregullimit të gjuhës. Demenca mund t’ju bëjë konfuzë dhe të paaftë për të kujtuar emrat e njerëzve. Gjithashtu ju mund të përjetoni ndryshime të personalitetit dhe të sjelljes sociale. Ajo ndërhyn në jetën normale të njeriut duke e ndryshuar atë përgjithmonë. Duhet pasur parasysh se disa shkaqe të demencës janë të trajtueshme dhe të rikthyeshme.

Demenca ka shumë shkaqe dhe nuk shkaktohet gjithnjë nga e njëjta sëmundje. Demencat mund të klasifikohen në shumë mënyra dhe shpesh grupohen së bashku nga ajo që kanë të përbashkët, se cila pjesë e trurit është e prekur, ose nëse përkeqësohen me kalimin e kohës (demencat progresive). Disa demenca si ato të shkaktuara nga përdorimi i medikamenteve, ose infeksionet janë të rikthyeshme me trajtim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë