Shendet

Studimi i fundit: Kush ka kaluar Covid-19, të paktën 6 muaj imunitet

Njerëzit që e kanë kaluar  COVID-19 nuk ka shumë gjasa që ta marrin sërish për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të parë, sipas një studimi të fundit britanik nga punonjës të kujdesit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër pandemisë, raporton Reuters.

Gjetjet ofrojnë një farë sigurie për më shumë se 51 milion njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

"Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt se, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e njerëzve që marrin COVID-19 nuk do ta marrin përsëri", tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Rastet e izoluara të ri-infektimit me COVID-19,  kishin ngritur shqetësime se imuniteti mund të jetë i shkurtër dhe se pacientët e rikuperuar mund të sëmuren shpejt përsëri.

Por rezultatet e këtij studimi, realizuar në bashkëpunim me një grup të punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar,  sugjerojnë se rastet e ri-infektimit ka të ngjarë të mbeten jashtëzakonisht të rralla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë