Shendet

Studimi: Helmi i bletës vret kancerin e gjirit

Një studim i ri nga Australia zbuloi se helmi i bletës vrau shpejt qelizat për kancerin e gjirit trifish negativ, një lloj kanceri që aktualisht ka pak mundësi trajtimi.
“Ky është një tjetër shembull që tregon se natyra mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet njerëzore,” tha Peter Klinken, profesor në Institutin e Kërkimeve Mjekësore “Harry Perkins”
Hulumtimi, i botuar në gazetën “Nature”, u drejtua nga doktoreshë Ciara Duffy pjesë e  Institutit të Kërkimeve Mjekësore “Harry Perkins” dhe Universitetit të Australisë Perëndimore.
Që në vitin 1950, helmi i bletës u vërtetua se funksionon kundër kancereve të tjera si melanoma. Sidoqoftë, Duffy tha se kjo ishte hera e parë që helmi i bletës ishte testuar kundër çdo lloj qelize të kancerit të gjirit, si dhe qelizave normale të gjirit.
Duffy dhe ekipi i saj testuan si helmin në vetvete ashtu edhe në një version tjetër, si një përbërje e quajtur “melittin”. Ata zbuluan se të dy ishin efektivë kundër kancerit të gjirit trifish negativ dhe qelizave të kancerit të gjirit të pasuruar me HER2 (human epidermal growth factor receptor 2), një gen që luan rol në shfaqjen e kancerit të gjirit.
Në fakt, helmi i bletës mund të vrasë 100% qelizat kancerogjene pa ndikuar seriozisht në ato të shëndetshme.
“Helmi ishte jashtëzakonisht i fuqishëm,” tha Duffy.
Duffy shpjegoi dhe se si funksiononte melittina duke treguar se ajo hyn në membranën plazmatike dhe formon vrima ose pore dhe kjo thjesht bën që qeliza të vdesë.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se melittina ndërhyn në sistemin e qelizave kancerogjene, një sistem që riprodhon dhe rrit kancerin.
Fakti që melittin bën vrima në qelizat kanceroze në të vërtetë do të thotë se mund të shoqërohet potencialisht me kimioterapitë ekzistuese që do të hynin në qelizat kancerogjene përmes vrimave që ajo bëri dhe t’i vriste ato.
Sidoqoftë, shkencëtarë të tjerë paralajmëruan se ekziston një ndryshim i madh midis vrasjes së kancerit në një laborator dhe trajtimit me sukses të tij tek njerëzit.
“Asgjë nuk është e sigurt. Ka shumë përbërës që vrasin kancerin në një mi laboratori por është një rrugë shumë e gjatë për t’u bërë derisa të jetë plotësisht e sigurt.” Alex Swarbrick, profesor në Institutin e Kërkimeve Mjekësore “Garvan” në Sidnei.
Duffy pranoi që më shumë hulumtime duhen bërë para se melittina të mund të përdorej tek pacientët.
“Ka një rrugë të gjatë për të bërë përsa i përket mënyrës se si ne do ta shpërndanim atë në trup.” tha Daffy.
Për studimin, Duffy mblodhi helm nga 312 bletë që quhen “Perth” në Australinë Perëndimore, Angli dhe Irlandë.
“Bletët Perth janë nga më të shëndetshmet në botë”, tha ajo.
Ajo zbuloi se vendi nga vinin bletët nuk e ndryshonte ndikimin e helmit të tyre.
Burimi: World Economic Forum. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë