Shendet

Studimi: Gonorrea transmetohet nga puthja

Shkencëtarët kanë vetëtuar që gonorreja, sëmundja që të gjithë e njohim si një infeksion seksualisht i transmetushëm, mund të transmetohet edhe nëpërmjet puthjeve.
Studiuesit në Australi zbuluan se puthja mund të jetë një mënyrë për të transmetuar gonorrean orofaringeale, sidomos tek meshkujt homoseksuale dhe biseksuale. Megjithëse ideja nuk është studiuar mirë, një ekspert thotë se gjetjet, janë të rëndësishme për të kuptuar më shumë rreth kësaj sëmundje, e cila po përhapet dhe po bëhet gjithnjë e më rezistente ndaj trajtimit.
Anthony Lutz, një mjek në departamentin e urologjisë në qendrën mjekësore të Kolumbias, tha së megjithëse ai nuk ka parë personalisht rate të tilla, gjetjet janë të sakta.
“Gjetjet tregojnë se studimet për këtë çështje duhet të vazhdojnë, pasi mjekët do të jenë më të informuar kur të flasin me pacientët,” tha ai.

Gonorrea është një infeksion që vjen nga bakteri “Neisseria gonorrhoeae” i cili ishte përcaktuar si seksualisht i transmetueshëm. Kjo sëmundje transmetohet tek njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksualë, vaginale, anale dhe orale, duke infektuar organet gjenitale rektumin dhe fytin.
Më parë, gonorreja madje edhe gonorreja gojore nuk konsiderohej si sëmundja e puthjes, përkundrazi, autoritetet e shëndetit publik thonë se gonorreja me gojë, mund të merret vetëm nëpërmjet seksit oral.
Në studim morën pjesës më shumë se 3.000 burra homoseksuale dhe biseksuale në një qendër shëndetësorë në Melburn të cilët u ndanë në dy grupe. Ata që do të kryenin marrëdhënie seksuale me një person të infektuar dhe ata që do të shkëmbenin vetëm puthje.
Studiuesit zbuluan se grupi i dytë kishte më shumë probabilitet për t’u prekur nga gonorreja e gojës.
“Kemi parë shumë njerëz që e kanë marrë këtë sëmundje vetëm nga shkëmbimi i puthjeve. Këto të dhëna sfidojnë qasjen tradicionale të 100 viteve të fundit se, organet gjenitale të mashkullit janë një burim infeksioni për fytin,” shkroi Eric Chow, autori kryesor i studimit.

Gonorrea është një shqetësim i madh, pasi numri i rasteve të raportuara të gonorreve dhe disa sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, po shton dita ditës në të gjithë botën. Sipas raporteve vetëm në SHBA kjo sëmundje, ka arritur të prekë rreth 555.000 njerëz. Duke mos mjaftuar kjo ekspertët kanë arritur në përfundimet se disa lloje të gonorreve janë bërë rezistente, ndaj shumicës së antibiotikëve që janë përcaktuar për ta.
“Ne presim që gonorreja përfundimisht të jetë rezistente, edhe ndaj antibiotikut më të fundit në treg. Nuk mund të lejojmë që sëmundja të avancojë dhe duhet të përpiqemi, ta ndalojmë me shpejtësi rezistencën e saj,” tha Gail Bolan, drejtor i Divizionit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme.

Lutz, tha se sëmundja po bëhet gjithnjë e pranishme dhe e kudogjendur, pasi të gjithë partnerët shkëmbejnë puthje me njëri tjetri. Sipas tij do të ishte shumë e vështirë, për të parandaluar transmetimin.
Ndër të tjera ai shtoi se gjetjet janë të vërteta.
“Kjo mund të duket e frikshme, por për shkak se puthja është shumë e zakonshme, duhet të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë për njerëzit,” shtoi ai.
Gjithashtu edhe Chow, tha se shpreson që gjetjet e reja të bëhen shumë të njohura për mjekët , duke ofruar kështu një kujdes më të madh edhe për pacientët.
“Nëpërmjet hulumtimit tonë, ne kemi treguar se gonorreja mund të kalojë nëpërmjet puthjes. Kjo do t'i ndihmojë njerëzit të kuptojnë se si është paraqitur infeksioni, në veçanti nëse nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Ne e dimë se nuk ka gjasa që njerëzit ta ndalojnë puthjen dhe ekipi ynë tashmë, është duke bërë një ekzaminim klinik për një medikament që mund ta parandalojë sëmundjen. Nëse funksionon, do të jetë një ndërhyrje e thjeshtë dhe e lirë për të gjithë,” shtoi ai.

The Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë