Ngjarje

Studimi gjerman i antitrupave: Shkalla e vdekshmërisë 0.37%

Një studim i fundit për antitrupat nga virologët gjermanë, tregon se shkalla e vdekjeve nga Covid-19 mund të jetë 0.37 për qind. Sipas ekspertëve, ky është një informacion i rëndësishëm që pritet të informojë vendimmarrjen e qeverisë për heqjen e kufizimeve. Studimi në Universitetin e Bonit përfshin testimin e 1000 individëve në rrethin e Heinsberg në Gjermaninë veriperëndimore, në mënyrë që të kuptonin numrin e personave asimptomatikë.

Gjetjet paraprake u bazuan në rezultatet e 509 individëve, thanë studiuesit në një konferencë shtypi të zhvilluar sot.

Rreth 14 për qind e mostrave kishin antitrupa për sëmundjen dhe 2 për qind kishin infeksione aktuale. Një normë vdekjeje prej 0.37 për qind është shumë më poshtë se niveli i vdekshmërisë së rasteve prej 3.4 për qind të cituar nga Organizata Botërore e Shëndetit muajin e kaluar.

Një seri studimesh të antitrupave po kryhen në Gjermani, duke përfshirë rreth 100,000 njerëz. Studimet konsiderohen thelbësore për vlerësimin e heqjes së masave. Kancelaria Angela Merkel ka thënë se nëse nuk zhvillohet një vaksinë, ajo pret që nga 60 deri në 70 për qind e popullsisë të infektohen para se të arrihet "imuniteti i tufës".

Ndërsa, qeveritë në Evropë kanë diskutuar opsione të tilla si "pasaporta imuniteti" që do t'u lejojnë atyre që kanë pasur sëmundje të kthehen në punë, ndërkohë që mbetet e paqartë se sa zgjat imuniteti për ata që janë infektuar.

Shkencëtarët gjermanë thanë se supozohet që  imuniteti mund të zgjasë nga gjashtë deri në 18 muaj, por se duhen më shumë studime.

"Përveç të kuptuarit të zinxhirit të infeksionit dhe zvogëlimit të mëtejshëm të përhapjes së koronavirusit, gjithashtu është thelbësore të gjejmë një mënyrë për të dalë nga kriza," tha Kryeministri Arms Laschet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë