Shendet

Studimi: Edhe shpëlarësit e gojës luftojnë Covid-19

Një studim i ri shkencor nga Universiteti i Kardifit ka treguar se shpëlarja e gojës mund të luftojë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në një laborator. Raporti i Universitetit të Kardifit, tha se rezultatet paraprake tregojnë së shpëlarja e gojës me një përmbajtje që ka të paktën 0.07% klorid cetipiridinium (CPC) tregoi ”sinjale premtuese” të aftësisë për të luftuar virusin.

Shkencëtarët tani po diskutojnë nëse shpëlarësit e gojës funksionon dhe tek njerëzit.

Një test klinik 12-javor do të shqyrtojë se sa efektive është larja e gojës në zvogëlimin e ngarkesës virale në pështymën e pacientëve Covid-19, gjë që do të jetë thelbësore në hulumtim.

Edhe pse studimi shihet si domethënës, duhet të kryhen shumë më shumë kërkime për të kuptuar nëse larja e gojës ka potencialin për të ulur nivelet e Covid-19 në pështymën e një pacienti. Ekspertët thonë se të kuptuarit e saktë se si shpëlarja e gojës do të ndikonte në transmetimin viral midis pacientëve, do të kërkonte gjithashtu një lloj tjetër studimi në një shkallë shumë më të madhe.

“Është e sigurt se në laborator u vërtetua se shpëlarësit e gojës e zhdukin në mënyrë shumë efektive virusin dhe tani na mbetet vetëm ta vërtetojmë nëse kjo funksionon dhe për njerëzit.” tregon Dejvid Tomas, një nga studiuesit.

Studiuesit do të bëjnë në tjetër studim për të treguar se sa zgjasin efektet pas një shpëlarje të vetme të gojës tek pacientët me Covid-19.

Nik Klejdon, periodontolog, thotë se ai beson që ky studim është shumë i vlefshëm.

Imazh lustrues

“Nëse këto rezultate merren si të mirëqena nga të gjithë, kjo mund të bëhet një shtesë e rëndësishme për rutinën e njerëzve, së bashku me larjen e duarve, distancimin social dhe mbajtjen e maskave.” thotë ai. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se nuk ka asnjë provë që tregon se shpëlarja e gojës ndihmon në ndonjë mënyrë kundër koronavirusit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë