Shendet

Studimi: Dietat e varfra vrasin një në pesë njerëz

Në një nga sondazhet më të mëdha të të dhënave mbi zakonet ushqimore globale dhe jetëgjatësinë, studiuesit zbuluan se dietat e varfra vrasin një në pesë njerëz.

Studimi, i botuar të mërkurën në revistën britanike The Lancet, arriti në përfundimin se një në 5 vdekje në mbarë botën ishte e lidhur me dietat e varfra. Dietat që përfshinin shumë kripë, sheqer, ose yndyrna.

Analiza, në Lancet, zbuloi se dieta jonë e përditshme është një vrasëse më e madhe sesa pirja e duhanit.

Kripë - qofte me bukë, salcë soje apo ushqime të përpunuara - rrisnin numrin e vdekjeve.
Studiuesit thonë se ky studim nuk ka të bëjë me obezitetin, por dietat "me cilësi të dobët" dëmtojnë zemrat dhe shkaktojnë kancer.

Në 2017, rreth 11 milionë vdekje mund të ishin shmangur, thanë hulumtuesit, nëse ata do të kishin një dietë të shëndetshme. Shumica e atyre, rreth 10 milionë vdekje ishin si shkak i problemeve kardiovaskulare dhe kancerit. Dhe rreth 913,000 vdekje ndodhin për shkak të diabetit.

"Këto shifra janë me të vërtetë alarmante," tha Dr. Francesco Branca, nustricient në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. "Kjo duhet të jetë një thirrje reflektimi për njerëzit në mbarë botën.” Shtoi ai.

Analiza e fundit ka përdorur vlerësimet e shprehive të ngrënies në vende të ndryshme për të përcaktuar ndikimin e dietës në shëndetin tonë

Dietat e rrezikshme ishin ato që përmbajnë:
Shumë kripë - tre milionë vdekje
Shumë pak drithëra- tre milionë vdekje
Shumë pak fruta - dy milionë vdekje.
Mungesa e arrave, perimeve, ushqimeve me omega 3, prodhimeve të detit si dhe ushqimeve me fibra, çonte në vdekje.

Ne kemi zbuluar se dieta është një nga drejtuesit dominues të shëndetit në mbarë botën’’ – është shprehur për BBC, Prof Christopher Murray, drejtor i Institutit të Vlerësimit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

Prof. Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit, ka shpjeguar se : “Perceptimi rreth farave është se ato janë paketa energjie të cilat janë të mbushura me yndyra të shëndetshme, duke mos rrezikuar shëndetin. Por shumica e njerëzve nuk i shohin ato si ushqim kryesor, dhe çështja tjetër është kostoja që ato kanë.” Vendet mesdhetare, Franca, Spanja dhe Izraeli, kanë numrin më të ulët të vdekjeve të lidhura me dietat ushqimore, në gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë