Shendet

Studimi / Antitrupat e pacientëve me Covid-19, zgjasin vetëm 1 muaj pasi dalin nga spitali

Sipas një studimi të fundit antitrupat e personave që janë të infektuar nga Covid-19, mund të bien ndjeshëm, vetëm një muaj pasi pacientët kanë dalë nga spitali. Të dhënat tregojnë se më shumë se 80 përqind e pacientëve të rikuperuar për Covid-19 kanë nivele të ndryshme të antitrupave, por vetëm një pjesë e vogël krijoi një përgjigje të fuqishme ndaj virusit nëse infektohen përsëri.

Shkencëtarët nga Shkolla Mjekësore e Universitetit Nanjing në Kinë, monitoruan përgjigjet e antitrupave në 19 pacientë  në gjendje jo shumë të rëndë dhe 7 në gjendje të rëndë, për shtatë javë që nga fillimi i sëmundjes së tyre.  Ata zbuluan se një në pesë pacientë nuk kishte antitrupa të aftë për të luftuar virusin pas daljes nga spitali. Për më tepër, nivelet e antitrupave në pacientë ranë ndjeshëm midis tre dhe katër javëve më vonë.

Sipas autorëve një kuptim më i mirë i përgjigjeve të antitrupave kundër koronavirusit do të sigurojë informacion themelor për zhvillimin e trajtimeve efektive dhe një vaksine. Mbetet e diskutueshme nëse pacientët e rikuperuar mund të  infektohen shumë përsëri.  Studimi gjithashtu thekson rëndësinë e së mostrave të gjakut nga pacientët e rikuperuar duke përdorur analiza të neutralizimit të antitrupave para transfuzionit të gjakut në pacientët e tjerë Covid-19.

Profesori Danny Altmann, zëdhënësi i Shoqatës Britanike për Imunologji, tha se studimi është ende i paqartë dhe se duhen ende të dhëna për antitrupat dhe për të idendifikuar imunizimin e të prekurve.  

"Studime si kjo janë një pjesë thelbësore në punë për të kuptuar se kush ka imunitet dhe për sa kohë. Edhe një herë, provat tregojnë se gjysma e jetës së këtyre antitrupave në gjak nuk është veçanërisht e qëndrueshme” tha Prof Altmann, nga Kolegji Imperial në Londër.  

Alexander Edwards, nga universiteti i Reading, shtoi se ai nuk e shihte studimin si një "ndryshues të lojës".

"Sigurisht që shton më shumë të dhëna në studimet ekzistuese, por ende asgjë nuk është e qartë. Ne nuk do të presim që nivelet e antitrupave të mbeten të larta gjatë gjithë kohës, por "kujtesa" e antitrupave do të nënkuptojë se megjithëse nivelet mund të jenë të ulëta, mund të ketë një nivel mbrojtjeje. Ky punim nuk i përgjigjet vërtet kësaj pyetjeje,”tha Edwards.

Studimi duhet të jetë një kujtesë se testimi i antitrupave nuk është i përsosur, tregoi Ewëards, pasi "njerëzit nuk do të kenë domosdoshmërisht të njëjtat nivele të antitrupave që dinë si të synojnë dhe të mposhtin proteina të ndryshme të tilla si thumbat në koronavirus".

 "Testet individuale ende nuk mund të na tregojnë me siguri se sa i imunizuar është një person ndaj Covid-19 dhe vetëm me studime më të gjata, ne do të jemi në gjendje t'u përgjigjemi pyetjeve të mëdha si sesi nivelet e antitrupave ndikojnë në ashpërsinë dhe ri-infektimin,” shtoi Edwards.

Ai përsëriti se studimi nuk dha ndonjë indikacion më të qartë nëse ekzistimi i një niveli më të ulët të antitrupave i lë pacientët të hapur ndaj ri-infeksionit.

Sipas ekspertëve, pyetja që ende nuk ka marrë përgjigje është :  Si ndikojnë këto luhatje në nivelet e antitrupave te Covid-19?

Burimi: The Independent/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë