Shendet

Studimi, 1/3 e pacientëve që kalojnë Covid-19 rikthehen në spital brenda 140 ditëve

Sipas një studimi të fundit, normat e rikthimit në spital te pacientët me Covid-19 janë më të larta midis njerëzve të moshuar dhe pakicave kombëtare. Në studim thuhet se pothuajse një e treta e pacientëve me COVID-19 që kishin marrë trajtim spitalor u rikthyen brenda 140 ditëve po në spital.
Studiuesit analizuan rreth 47,780 njerëz të cilët kishin qenë në spital me koronavirus në Angli dhe SHBA dhe gjetën prova që tregojnë se ata që u rikuperuan nga virusi kishin pasur probleme të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare, si dhe iu ishte shfaqur diabeti. Brenda një kohe mesatare prej 140 ditësh, 29.4% e njerëzve ishin rikthyer në spital dhe një në 10 pacientë kishte vdekur.
Studimi i realizuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani, Universiteti “College” në Londër dhe Universiteti Leicester u zgjat në kohë që nga gushti e deri tani.

Mosha mesatare e pacientëve ishte 65 vjeç. Gjatë periudhës së studimit, rikthimi në spital ishin 3.5 herë më të larta në mesin e grupit të ish pacientëve me koronavirus, ndërsa vdekjet ishin 7.7 herë më të larta. Problemet e frymëmarrjes u diagnostikua në 14,140 njerëz pasi dolën nga spitali dhe 6,085 prej tyre nuk kishin vuajtur nga ajo më parë. Krahasuar me popullatën e përgjithshme, njerëzit që vuajnë nga ndërlikime të rënda nga COVID-19 ka më shumë të ngjarë të jenë mbi 50 vjeç, meshkuj, që jetojnë në një zonë të privuar, mbipeshë dhe ish-duhanpirës. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë edhe probleme të tjera shëndetësore. Gjithashtu edhe një s studim nga universiteti i Edinburgut në 1200 pacientë tregoi se 55% e tyre kanë shfaqur anomali të zemrës.

Burimi:SKYNews/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë