Shendet

Studimet: Depresioni kërcënon 14 për qind të të rinjve europianë

Keqtrajtimi, të ndjerit të shtypur, mungesa e arsimit dhe punësimit i shtyjnë të rinjtë europianët në prag të një krize të shëndetit mendor, ka zbuluar një studim i ri nga Eurofound . Eurofound është Agjencia e BE-së për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të punës.

Sipas studimit, Suedia (41%) kryeson listën me të rinjtë më të rrezikuar ndaj depresionit, bazuar në udhëzimet e OBSH, pasuar nga Estonia (27%) dhe Malta. Në nivelin e përgjithshëm të BE-së, rreth 14% e të rinj janë të rrezikuar nga depresioni. Ndërsa rreth 4 përqind e të rinjve, nga mosha 15 deri në 24 vjeç, vuajnë nga depresioni kronik. Raporti përdor të dhënat e Anketës Evropiane të Cilësisë së Jetës (EQLS) nga viti 2016, dhe të dhënat ekzistuese nga niveli kombëtar dhe evropian. Ajo thekson ndikimin e krizës ekonomike tek të rinjtë.

Në Suedi, për shembull, kishte një rritje prej 60% të numrit të fëmijëve që gjetën veten në strehimin e emergjencave ndërmjet viteve 2011 dhe 2017. Në Holandë, numri i fëmijëve të pastrehë nga 2013 në 2018 u rritën me 60%. Në vende si Franca, Danimarka dhe Irlanda, një në tre persona të pastrehë është fëmijë.

Përveç kësaj, tre nga 10 fëmijë ishin në rrezik varfërie. Sipas studimit, gratë e reja kanë më shumë gjasa të vuajnë nga simptoma depresive se të rinjtë, se sa djemtë. Për shembull, Danimarka, Gjermania, Irlanda dhe Franca vërtetuan këtë gjë.

Të rinjtë janë një grup në rënie në Europë dhe raporti thotë se duhet të tregohet kujdes dhe të ofrohet mbështetje për ta. Ai thotë se të rinjtë evropianë duhet të kenë qasje në mjedise sociale dhe shërbime shëndetësore mendore dhe fizike.Euronews

 

Më Shumë