Ngjarje

Studentët ofrojnë favore seksuale për të përballuar jetesën

Me keqardhje mund të themi se gjysma e studentëve ndjehen të pakënaqur me jetesën e tyre dhe shpesh herë shkojnë në polici për të raportuar vjedhjen dhe dhunën. Studentët në Britaninë e Madhe po detyrohen të ofrojnë favore seksuale, në mënyrë që të përballojnë rritjen e kostos së jetesës dhe taksave universitare. Më shumë se gjysma e atyre (67%) që tashmë janë pjese e rrjeteve prostitucionale kanë ndryshuar mënyrën e jetës, për të paguar shpenzimet e përditshme si ushqimi dhe faturat, pasuar nga 53 për qind që paguajnë qiratë e shtëpive.
Ndërsa pjesa tjetër thonë se fitimet e tyre i përdorin për të paguar taksat e universitetit. Gjetjet befasuese kanë ardhur nga Unioni Kombëtar i Studentëve i cili, ne bashkëpunim me shtëpitë publike ka hulumtuar mbi të rinjtë që punojnë në rrjetin e prostitucionit për të plotësuar nevojat e tyre. Shumica e të anketuarve ishin në moshën 20-25 vjeç dhe kryesisht pjesë e komunitetit LGBT.

Gjetjet e tjera kryesore tregojnë se gjysma e punonjësve në rrjetet e prostitucionit dhe shtëpitë publike janë studentë. Rrjetet e prostitucionit në Angli dhe Uells janë të paligjshme dhe ka një sërë rregullash që janë vendosur në vitin 2003 për ndalimin e veprimeve seksuale që nxisin prostitucionin.
Kur u pyetën për ndryshimet ligjore që preferojnë, shumica e të anketuarve(75%) thanë se mbështesin dekriminalizimin e prostitucionit dhe ndëshkimin e klientëve që paguajnë për favore seksuale.

Në vitin 2014 universiteti ndërkombëtar i Singaporit hartoi një projekt për të mbështetur dekreminalizimin e prostitucionit. Gjithashtu, anëtarë të universitetit kanë thënë se ky projekt, do të sigurojë një gamë të gjerë të mbrojtjes kundër shfrytëzimit të njerëzve, diskriminimit dhe dhunës.
Një nga gjetjet më shqetësuese ishte se gjysma e të anketuarve thanë se ndiheshin të rrezikuar nëse shkonin në polici pasi kërcënoheshin nga tutorët dhe klientët e tyre.
Susana Amoah, një pedagoge e sociologjisë në universitetin kombëtar të Singaporit, përshkoi se studentët që punojnë në rrjete prostitucioni shpesh trajtohen si një temë e nxehtë, por ajo që studentët dëshirojnë dhe kanë nevojë është lënë në hije nga qeveria.
Në një nga rekomandimet e raportit bëhet thirrje për sindikatat dhe universitet që të bëjnë më shumë për studentët në mënyrë që të krijojnë një mënyrë jetese të rregullt.

Tracey Sagar

Raporti është prezantuar paralelisht me një tjetër hulumtim nga universiteti i Swansea tregoi gjetjet e një studimi tre vjeçar i cili tregonte se 1 në 20 studentë të Mbretërisë së Bashkuar kanë punuar në rrjetin e prostitucionit për të financuar studimet e tyre.
Pedagogia kriminologjisë, Tracey Sagar, tha se me propagandën për dekriminalizimin, prostitucioni po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.
“Hulumtimi ynë synon të promovojë dialogun, të sfidojë stereotipat dhe të rrisë vetëdijen e sigurisë së studentëve mbi favoret seksuale. Studimi është një paralajmërim për të gjithë universitetet, që të mbështesin studentët, përpara se gjendja të rëndohet edhe me shumë,” shton ajo. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë